Kapiteni i Flydubai rrëfen sulmin në kabinë: Avioni po binte, duhej të hapja derën
Kapiteni indian i një fluturimi të Flydubai, Smit Machchhar, ka rrëfyer nga spitali momentet e vështira gjatë incidentit në bordin e avionit që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, pasi u sulmua nga bashkëpiloti.
Machchhar, i cili ndodhet në Abu Dhabi dhe raportohet në gjendje të qëndrueshme, ka treguar gjatë një bisede me kryeministrin indian Narendra Modi se, pavarësisht plagëve të marra, arriti të hapte derën e kabinës së pilotëve.
“E kuptova që avioni po binte. Rashë në dysheme. I thashë vetes: dera është aty, thjesht hape. Arrita ta bëja dhe njerëzit hynë brenda”, ka rrëfyer ai.
Pas hapjes së derës së kabinës, disa pasagjerë hynë brenda dhe ndihmuan në neutralizimin e bashkëpilotit. Më pas, pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit morën kontrollin e avionit, i cili u devijua dhe kreu një ulje emergjente në Tabuk të Arabisë Saudite.
Avioni, një Boeing 737 MAX 8, po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit dhe kishte 174 persona në bord, sipas të dhënave të publikuara nga Reuters. Gjatë incidentit, avioni humbi me shpejtësi lartësi, përpara se situata të vihej nën kontroll dhe të kryhej ulja emergjente.
Bashkëpiloti, shtetas i Omanit, u ndalua pas uljes dhe po merret në pyetje nga autoritetet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të incidentit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se bashkëpiloti kishte kaluar një proces radikalizimi islamist, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se motivi mbetet pjesë e hetimit.
Kapiteni Machchhar dhe bashkëpiloti u dërguan për trajtim mjekësor pas uljes në Tabuk, ndërsa kapiteni më pas u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasada e Indisë ka raportuar se ai po rikuperohet.
Ngjarja ndodhi më 30 shtator, ndërsa hetimet nga autoritetet saudite, emiratase dhe izraelite vijojnë për të zbardhur plotësisht sulmin dhe motivet e tij.
Pa WhatsApp, pa klientë, çfarë po ndodh me llogaritë e bizneseve në Kosovë?
Presidenti i Zvicrës njofton dorëheqjen në fund të vitit pas më shumë se një dekade në qeveri
Zgjedhjet dhe bindjet politike, çfarë zbuloi kompozitori irlandez Bono për bashkëpunimin e tij me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally”?
- 14:51 Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet
- 14:48 Kreu i ILD-së në Uashington, takim në DASH: Diskutime për drejtësinë dhe llogaridhënien
- 14:47 Pa WhatsApp, pa klientë, çfarë po ndodh me llogaritë e bizneseve në Kosovë?
- 14:46 Presidenti i Zvicrës njofton dorëheqjen në fund të vitit pas më shumë se një dekade në qeveri
- 14:40 Zgjedhjet dhe bindjet politike, çfarë zbuloi kompozitori irlandez Bono për bashkëpunimin e tij me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally”?
- 14:37 Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive