Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Skandali me videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë pamjet Adi Hila

    Të shtënat me armë në “Ali Demi”, shpallen në kërkim 2 persona

    Kroacia i kushtëzon Malit të Zi rrugën drejt BE-së: Kërkon kthimin e pasurive ushtarake nga koha e ish Jugosllavisë me vlerë mbi 2.4 mld euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kroacia i kushtëzon Malit të Zi rrugën drejt BE-së: Kërkon kthimin e pasurive ushtarake nga koha e ish Jugosllavisë me vlerë mbi 2.4 mld euro
    Lajmet e fundit

    Kroacia i kushtëzon Malit të Zi rrugën drejt BE-së: Kërkon kthimin e pasurive ushtarake nga koha e ish Jugosllavisë me vlerë mbi 2.4 mld euro

    October 2, 2026
    Kroacia i kushtëzon Malit të Zi rrugën drejt BE-së: Kërkon kthimin e pasurive ushtarake nga koha e ish Jugosllavisë me vlerë mbi 2.4 mld euro

    Kroacia po i kërkon Malit të Zi kthimin e një sërë pasurish ushtarake të mbetura nga ish-Jugosllavia, mes tyre anije luftarake, nëndetëse, mjete lundruese dhe një spital ushtarak. Sipas Zagrebit, vlera e tyre kalon 2.4 miliardë euro dhe kjo çështje do të lidhet edhe me negociatat e Podgoricës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, deklaroi se anija “Jadran” nuk është e vetmja pasuri që Kroacia kërkon nga Mali i Zi. Sipas tij, Zagrebi disponon harta interaktive dhe dokumente që tregojnë gjendjen e pasurisë ushtarake më 31 maj 1990 dhe një vit më vonë.

    “Në atë kohë kishim rreth 207 mjete lundruese në Kroaci dhe rreth 30 në Mal të Zi, ndërsa një vit më vonë situata ishte e kundërt – 207 në Mal të Zi dhe rreth 30 në Kroaci”, tha ministri kroat.

    Sipas Grliq Radman, një pjesë e këtyre pasurive është zhdukur ose është transferuar. Ai tha se Kroacia i ka të gjitha rastet të dokumentuara.

    “Ne i kemi të gjitha të regjistruara dhe bëhet fjalë për pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro”, u shpreh ai.

    Ministri kroat foli edhe për çështjen e kthimit të pronave të konfiskuara të kroatëve në Mal të Zi. Ai tha se Zagrebi do të kërkojë që kjo çështje të trajtohet në kuadër të kapitullit 23 të negociatave të Malit të Zi me Bashkimin Evropian.

    Deklaratat u bënë gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Przhno. Më pas, Grliq Radman mori pjesë edhe në vendosjen e kurorave pranë pllakës përkujtimore kushtuar të burgosurve kroatë në ish-kampin e Morinjit.

    Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të përballet me të kaluarën dhe të ndërtojë një shoqëri të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë.

    2.4 miliardë euro anëtarësimi në BE ballkan Ballkani Perëndimor Bashkimi Europian BE diplomaci integrimi europian ish-Jugosllavia kroaci Mali i Zi marrëdhënie Kroaci-Mali i Zi nato Negociatat me BE-në pasuri ushtarake pasuritë e ish-Jugosllavisë politikë prona ushtarake rajoni i Ballkanit rruga drejt BE-së Zgjerimi i BE-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Skandali me videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë pamjet Adi Hila

    October 2, 2026

    Të shtënat me armë në “Ali Demi”, shpallen në kërkim 2 persona

    October 2, 2026

    Kroacia i kushtëzon Malit të Zi rrugën drejt BE-së: Kërkon kthimin e pasurive ushtarake nga koha e ish Jugosllavisë me vlerë mbi 2.4 mld euro

    October 2, 2026

    Skandali me videot intime, gazetari Elton Tozaj deklaratë me shkrim për policinë: S’i kam publikuar unë, mi sollën në WhatsApp

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.