Presidenti i Zvicrës njofton dorëheqjen
Presidenti zviceran Guy Parmelin njoftoi të premten se do të largohet nga qeveria në fund të vitit, në një veprim të paprit...
Presidenti zviceran Guy Parmelin njoftoi të premten se do të largohet nga qeveria në fund të vitit, në një veprim të paprit...
Nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i PL, Tedi Blushi i cilësoi deputetët e PS si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers, term në të ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë...
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeff...
Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Denisa Vata u shpreh se Reforma Territoriale po udhëhiqet nga interesi politik i mazhorancës. Në dekla...
Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në to shfaqen persona të njohur nga ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, pasditen e s...
Piranjat News raportoi pak më herët ekskluzivisht kontrollin e SPAK në vilën e biznesmenit izraelito-amerikan dhe izraelit Ron Yeffet, n&e...
“Ne ishim në shesh më 24 maj në Porta Ticinese. Na e ndryshuan vendndodhjen, por kjo nuk ndryshon motivimin tonë dhe dëshir&eum...
Një shqiptare mund të bëhet pjesë e historisë së transportit publik në Bologna. Eva Lleshaj, e cila prej vitesh punon si shofere autobusi në Itali, është përzgjedhur mes 50 kandidatëve të parë nga kompania e transportit publik Tper dhe tashmë është një hap larg një sfide krejt të re: drejtimit të tramvajit.
Trajnimi për kandidatët pritet të nisë deri në fund të muajit nëntor dhe do të përgatisë drejtuesit e rinj për linjat e tramvajit që po ndërtohen në qytet, mes tyre Linja e Kuqe dhe Linja e Gjelbër.
Për Evën, kjo mundësi nuk është thjesht një ndryshim në karrierë. Ajo e përshkruan si një ëndërr që mezi pret ta realizojë gjatë një intervistë për median italiane "Il resto del Carlino"
“Për mua është një dëshirë e madhe, mezi po pres”, shprehet ajo, duke treguar emocionin që ndjen për këtë kapitull të ri. Eva ka rreth pesë vite që drejton autobusë dhe gjithçka nisi që kur mbërriti në Itali, rreth dhjetë vite më parë. Fillimisht punoi me autobusë privatë, ndërsa më pas iu bashkua Tper-it. Tani synon të kalojë nga autobusi te tramvaji.
“Më pëlqen shumë të drejtoj, para së gjithash”, tregon ajo me të qeshur. “Që kur mbërrita në Itali, gjithmonë kam dëshiruar të drejtoj autobus. Dhe fatmirësisht ia dola.”
Pas kësaj dëshire fshihet edhe një histori familjare që për Evën ka një domethënie të veçantë. Babai i saj ka qenë shofer autobusi në Shqipëri, ndërsa ajo është e vetmja nga fëmijët e tij që ka zgjedhur të ndjekë këtë profesion.
“Jam shqiptare dhe babai im ishte shofer autobusi në vendin tim. Për mua kjo do të thotë shumë”, tregon Eva.
Ajo vëren gjithashtu se në Shqipëri ende është e pazakontë të shohësh gra në drejtimin e autobusëve të transportit publik, ndaj rruga që ka ndjekur në Itali ka edhe një dimension personal për të. Eva tregon se nuk e ka përjetuar kurrë drejtimin e autobusit si një profesion që duhet t'i frikësohej. Edhe pse në rrugë përballet me biçikleta, motorë, skuterë dhe makina, ajo thotë se gjithmonë ka ditur të ruajë qetësinë.
“Nuk kam pasur kurrë frikë. Sigurisht, ka ndonjëherë vështirësi, por nuk e kam gjetur veten realisht në vështirësi. Duhet vetëm të qëndrosh e qetë dhe të flasësh qartë”, shprehet ajo.
Për Evën, tramvaji mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm edhe në mënyrën se si lëviz Bologna. Ajo beson se një rrjet i ri tramvajesh mund të ndihmojë në organizimin e trafikut, sigurinë rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes në një qytet që pret shumë turistë.
“Jam e bindur se tramvaji do të jetë diçka e mrekullueshme dhe do ta përmirësojë vërtet Bolognën”, thotë ajo.
Nëse përfundon me sukses trajnimin dhe nis punën në tramvaj, Eva Lleshaj mund të bëhet gruaja e parë që drejton një tramvaj në Bologna. Një arritje që do të ishte jo vetëm një hap i rëndësishëm në karrierën e saj, por edhe një moment i veçantë për një shqiptare që ka ndjekur profesionin e babait të saj në një vend tjetër.
Dhe Eva duket se është gati për këtë sfidë. Madje, për të, puna nuk ndalet as në oraret e zakonshme: ajo tregon se punon me turne të ndryshme dhe se pasioni për drejtimin e mjeteve është arsyeja që e mban gjithmonë të motivuar.
“Është pasion”, përfundon ajo.
Rrjetet sociale po “ziejnë” ditët e fundit pas publikimit të disa videove intime, ku në to shfaqen persona të njohur nga ...
Eva Lleshaj, një shofere profesioniste shqiptare mund të bëhet gruaja e parë që drejton tramvajin në Bologna, pasi ësht&eum...
Gruaja e akuzuar se qëlloi me armë drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles është akuzuar zyrtarisht për tentativ...
Filip Çakuli, ka komentuar mbi ngjarjen, ku shprehet se pavarësisht se autorët do të dënohen, dëmi i madh moral që i ë...
Aktorja e njohur turke Afra Saraçoğlu ka reaguar publikisht pas lajmeve që qarkulluan një ditë më parë, sipas të cilave ajo...
Sean “Diddy” Combs është transferuar sërish në një zonë izolimi në burgun federal Fort Dix, në New Jersey, n...
Meridian Ramçaj ka folur për situatën e Monika Lubonjës, duke zbuluar detaje nga një telefonatë që ka zhvilluar me aktoren....
Moderatorja dhe modelja Luana Vjollca ka mohuar të jetë pjesë e personazheve të botës së showbiz, që janë përmendur...
Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë lidhur me videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjet, duke z...
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Bia Khalifa, duket se po lë gjithnjë e më shumë gjurmë që e lidhin me nj&eum...