Kurti e Hamza takohen sot për Presidentin dhe Gjykatën Speciale
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të takohen sot pasdite, 2 tetor, për të diskutuar çështjen e presidentit dhe atë për Ligjin për Gjykatën Speciale.
Takimi zhvillohet nga ora 16:30. PDK-ja ka kushtëzuar votimin e presidentit me procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen. E Qeveria po pret opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara.
Kryeministri Kurti të premten tha se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare. Por, nuk ka përmendur edhe çështjen e ligjit.
Me anë të ndryshimeve ligjore në Partinë Demokratike synojnë që mandati i Gjykatës Speciale të kufizohet në trajtimin e krimeve të pretenduara në raportin e Dick Martyt, si dhe të vendoset monitorim ndërkombëtar i punës së saj. Ndërsa për krimet e luftës, për të cilat u dënuan katër ish-krerët e UÇK-së, projektligji i propozuar parasheh që ato të gjykohen në Kosovë.
Moszgjedhja e presidentit të ri deri më 6 tetor e çon vendin në zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor.
Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së
Kurti publikon foton me Trump: SHBA, aleati kryesor dhe partneri i pazëvendësueshëm i Kosovës
Kurti: Kemi nisur komunikimet për të arritur një marrëveshje për presidentin
- 15:07 Kapiteni i Flydubai rrëfen sulmin në kabinë: Avioni po binte, duhej të hapja derën
- 14:51 Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet
- 14:48 Kreu i ILD-së në Uashington, takim në DASH: Diskutime për drejtësinë dhe llogaridhënien
- 14:47 Pa WhatsApp, pa klientë, çfarë po ndodh me llogaritë e bizneseve në Kosovë?
- 14:46 Presidenti i Zvicrës njofton dorëheqjen në fund të vitit pas më shumë se një dekade në qeveri
- 14:40 Zgjedhjet dhe bindjet politike, çfarë zbuloi kompozitori irlandez Bono për bashkëpunimin e tij me Ed Sheeran në këngën “Yours Eternally”?