Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, sëmundja fatale që prek gabëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës.
Me shenjat e para të pikasur në fund të muajit gusht, brenda 2 javëve të para të shtatorit, sëmundja preku 4 ferma të këtyre banorëve.
Mbi 700 krerë bagëti janë asgjësuar ndërsa blegtorët, ata të cilët prej një jete operojnë në profesionin e çobanit tregojnë se kjo është hera e parë që përballen me një sëmundje të tillë.
Fermeret tregojne se si nisi përhapja e sëmundjes dhe përshiu disa ferma te fshatit, ndersa thone se kjo është një situatë e rëndë për ekonominë e tyre.
Sa i takon Drejtorisë së Bujqësisë dhe Veterinarisë Vlorë, Drejtori Adila Kojdheli tregon mbi rastin, sipas tij janë marrë masat për asgjësimin e kafshëve ndërsa situata po mbahet në monitorim.













