Këlliçi: Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës

Këlliçi: Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës

14:24, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas kontrolleve të zhvilluara nga SPAK për skandalin ‘KAYO’.

‘Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës, që u prezantua vetë si koordinator i punëve të pista’, shkruan Këlliçi në një postim në facebook.

Mesazhi:

E përshendes hetimin që ka nisur ndaj Ron Yeffet dhe veprimet e para që sipas raportimeve në media janë kontrollet në banesë.

Shpresoj se SPAK do bëjë një investigim të thellë e të shpejtë për mikun e Edi Ramës, që u prezantua vetë si koordinator i punëve të pista.

Me siguri, në këto kontrolle (pasi mjafton sekuestrimi i kamerave të kompleksit rezidencial ku jeton Yeffet) hetuesit do të gjejnë dhe prova të takimit të Kryeministrit me Ron Yeffet me 8 shtator, pasi doli skandali i përgjimeve, ku vrasin mendjen se si do ta menaxhojnë këtë krizë.

Akuza për trafik nďërkombëtar armësh është shumë e rëndë. Duhet ballafaqim me ligjin e drejtësinë dhe duhet të dalin përgjegjësitë të plota.

Personalisht e kam denoncuar prej muajsh rastin dhe do ta ndjek deri në fund. Uroj që të njëjtën gjë të bëjë dhe drejtësia.

Me trafikun ndërkombëtar të armëve, Edi Rama vulosi pa kthim, kapitullimin e tij ndërkombëtarisht!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco