Për rreth 3 orë kompozitori Adrian Hila ka qëndruar para uniformave blu të tiranës duke dhënë sqarime në lidhje me publikimin e disa videove nga ambientet e tij të brendshme. Sipas kompozitorit këto kamera janë instaluar që në vitin 2022 dhe qëllimi nuk ishte xhirimi I momenteve intime por ruajtja nga keqbersit. Sipas tij në zonë kishin ndodhur vjedhje që mbetën të pazbardhura po ashtu në zyrën e tij kishte humbur një send me një vlerë modeste e për këtë arsye ai kishte marrë vendimin për të instasluar kamera si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve. Bazuar në dëshminë e tij por edhe kontrollet që policia ka kryer ka rezultuar se kamerat kanë qenë të thjeshta dhe të dukshme me sy të lirë. Edhe kamera e cila ishte instaluar në dhomën e gjumit rezulton të jetë një kamer me sensor. Pyetur në lidhje me këndin e kamerës Hila është shprehur se atë e ka vendosur kompania që I montoi për të pasur akses më të lehtë me burimin e energjisë. Pas deklarimeve Hila u la I lirë por nën hetim për veprën penale të 'ndërhyrje të padrejtë në jetën private'.