Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Finlandën.
Tekniku italian e cilësoi kundërshtarin një skuadër të organizuar dhe të vështirë për t’u përballuar.
“Finlanda është një skuadër e vështirë, bën që kundërshtari të luajë keq”, u shpreh Maran.
Sipas tij, finlandezët qëndrojnë shumë të ngjeshur në fushë dhe përpiqen t’i mohojnë shpejtësinë kundërshtarit.
Maran foli edhe për alternativat në krahun e majtë, duke përmendur Pilo dhe Mitajn.
Ai theksoi se çdo lojtar duhet t’i vendosë cilësitë e tij në shërbim të skuadrës.
“Për të qenë një ekip konkurrues, duhet të shtyjmë shumë dhe të japim më shumë se 100%”, deklaroi trajneri.
Maran vlerësoi përkushtimin e futbollistëve dhe tha se kur skuadra ka treguar këtë mentalitet, ka shfaqur edhe më shumë cilësi.
Ai theksoi se disa lojtarë mund të kenë role të ndryshme dhe të alternohen në varësi të nevojave të ekipit.
© SYRI.net
Ish-mbrojtësi i Premier League futet në ring, debuton në boks në moshën 43-vjeçare
Manchester City në betejë ligjore: Klubi apelon vendimin dhe pretendon se është i pafajshëm
Hysaj: Duhet të jemi të parët, Finlanda dhe Bjellorusia janë në nivelin tonëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: