Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet

    Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle

    Skandali me videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë pamjet Adi Hila

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet
    Botë

    OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet

    October 2, 2026
    OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet

    Çmimet e ushqimeve në tregjet botërore u rritën edhe gjatë shtatorit, duke arritur nivelin më të lartë në gati katër vjet. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) thotë se rritja po nxitet nga problemet në transportin detar dhe pasiguria për kushtet e motit.

    Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s u ngjit në 136 pikë nga 134 pikë që ishte në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që nga nëntori 2022.

    Rritjen më të madhe e kanë dhënë drithërat, sheqeri dhe vaji vegjetal. Sipas FAO-s, çmimi i sheqerit është rritur nga shqetësimet për një fenomen të fortë El Nino, ndërsa gruri është shtrenjtuar për shkak të vështirësive në transportin detar në Detin e Zi.

    “Po shohim një rritje të vazhdueshme të çmimeve globale të mallrave, ndërsa ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Zi kombinohen me goditjet klimatike”, tha kryeekonomisti i FAO-s, Maximo Torero.

    Sipas tij, nëse këto presione vazhdojnë, rritja e kostove do të reflektohet edhe në çmimet që paguajnë konsumatorët, sidomos në vendet që varen nga importi i ushqimit dhe energjisë.

    Ndërkohë, FAO la pothuajse të pandryshuar parashikimin për prodhimin global të drithërave në vitin 2026, por uli pritshmëritë për tregtinë botërore, duke përmendur kufizimet në rrugët detare të transportit në Detin e Zi.

    çmime rekord çmimet e ushqimeve çmimet globale ekonomi ekonomia botërore ekonomia globale FAO inflacioni Konsumatorët kostoja e jetesës kriza e çmimeve lajme ekonomike OKB rritja e çmimeve shqipëri shtrenjtimi i ushqimeve Tregjet ndërkombëtare tregu ushqimor ushqimet ushqimet në botë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    OKB: Ushqimet po shtrenjtohen sërish, çmimet kapin nivelin më të lartë në gati 4 vjet

    October 2, 2026

    Kanceri i gjirit/ Rritje me 2.2% në vit, por ulet vdekshmëria! Mjekët: Bëni kontrolle

    October 2, 2026

    Skandali me videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë pamjet Adi Hila

    October 2, 2026

    Të shtënat me armë në “Ali Demi”, shpallen në kërkim 2 persona

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.