Flash

Ish-bashkëshorti i Halle Berry-t ngre akuza të rënda ndaj aktores

Lapsi.al 2 October 2026

Ish-bashkëshorti i Halle Berry-t ngre akuza të rënda ndaj aktores

Ish-bashkëshorti i Halle Berry-t, Olivier Martinez, ka kërkuar një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje ndaj aktores, duke e akuzuar atë për dhunë fizike ndaj djalit të tyre 12-vjeçar, Maceo.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore të siguruara nga Page Six, Martinez pretendon se incidenti ka ndodhur më 26 shtator, kur Berry dyshohet se është përplasur fizikisht me djalin.

Sipas pretendimeve të Martinez, në momentin e incidentit ka qenë i pranishëm edhe i fejuari i aktores, Van Hunt.

Martinez pretendon se gjithçka nisi pasi Berry i tha Maceo-s se dukej “budalla” dhe se ishte “idiot” pasi po luante me syzet e realitetit virtual.

“Situata u përshkallëzua dhe ajo u hodh mbi djalin tonë dhe nisi të përleshej fizikisht me të”, thuhet në dokumentet e depozituara nga Martinez.

Ai pretendon më tej se Berry e kapi djalin nga qafa dhe nisi ta mbyste, ndërsa i bërtiste: “Kush është dominant tani?! Kush është dominant?!”

Sipas Martinez, Maceo ishte i panikosur pas incidentit dhe e telefonoi të atin duke i kërkuar të shkonte ta merrte. Ai pretendon se djali i ka thënë se nuk dëshironte të kthehej në shtëpinë e së ëmës pasi ishte “i traumatizuar”.

Në dokumentet gjyqësore, Martinez pretendon se kjo nuk është hera e parë.

Ai akuzon Berry-n se gjatë rreth një viti e gjysmë të fundit është përleshur fizikisht me Maceo-n në raste të tjera, duke pretenduar se ajo e ka rrëzuar në tokë dhe e ka detyruar të “dorëzohej”.

Ish-bashkëshorti i aktores ka ngritur gjithashtu pretendime për deklarata me ngarkesë racore. Sipas tij, në vitin 2023 Berry i kishte thënë djalit se babai i tij ishte “një i bardhë që po përpiqej të grabiste një grua zezake”, në lidhje me konfliktet e tyre për mbështetjen financiare të fëmijës.

Martinez pretendon se Berry më pas e kishte pyetur djalin: “Si ndihesh për këtë si një burrë me ngjyrë?”

Ai ka deklaruar gjithashtu në dokumente se ka “shqetësime të rëndësishme” lidhur me shëndetin mendor të Berry-t dhe pretendon se abuzimi me alkoolin mund të ketë kontribuar në sjelljen e saj.

Martinez po kërkon kujdestarinë e vetme të Maceo-s, si dhe urdhër mbrojtjeje për veten dhe djalin.

Halle Berry i ka mohuar akuzat përmes avokates së saj, Marina Beck, e cila i ka cilësuar pretendimet e Martinez si “krejtësisht të pabazuara dhe qëllimisht mashtruese”.

Avokatja pretendoi se ekzistojnë prova të shumta, përfshirë vendime të mëparshme gjyqësore, që sipas saj tregojnë se Martinez ka shkelur vazhdimisht urdhrat e gjykatës dhe ka ndërhyrë në trajtimet terapeutike dhe ndërhyrjet edukative të nevojshme për Maceo-n.

Sipas saj, Martinez është sanksionuar më parë ligjërisht për këto veprime.

Beck e akuzoi gjithashtu Martinez-in për një histori të dokumentuar të sjelljes “të paqëndrueshme, posesive dhe të dhunshme”.

“Halle është mësuar me këtë lloj sjelljeje të jashtëzakonshme nga zoti Martinez dhe, megjithëse është thellësisht e trishtuar, ajo nuk do të lejojë që kjo ta pengojë të luftojë për interesin më të mirë të Maceo-s dhe t’i ofrojë atij dashurinë dhe mbështetjen që ka nevojë”, thuhet në deklaratën e avokates.

Berry dhe Martinez, të dy 60 vjeç, u martuan në vitin 2013 dhe u ndanë në vitin 2015. Divorci i tyre u finalizua vetëm pas tetë vitesh, pas një beteje të gjatë për kujdestarinë e djalit.

Në shtator 2024, Berry deklaroi në një dokument gjyqësor se kishte shpenzuar më shumë se 200 mijë dollarë në përpjekje për të bashkëprindëruar Maceo-n me Martinez-in.

Ajo pretendoi në atë kohë se ish-bashkëshorti i saj kishte refuzuar të bashkëpunonte dhe të komunikonte me të në mënyrë të fokusuar te interesat e fëmijës.

Përveç Maceo-s, Halle Berry është gjithashtu nënë e vajzës Nahla, 18 vjeçe, të cilën e ka me ish-partnerin Gabriel Aubry.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI