Inflacioni në Eurozonë u rrit në 3.8 për qind në shtator, niveli më i lartë ky në tre vjet, pasi lufta e SHBA-së kundër Iranit nxiti një rritje të kostove të energjisë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten. Shifra për zonën e euros, që përfshin 21 vende, shënoi një rritje të ndjeshme nga 3.2 për qind në gusht dhe mbetet dukshëm mbi objektivin prej dy për qind të Bankës Qendrore Evropiane, duke shtuar gjasat për një tjetër rritje të normave të interesit. Treguesi i shtatorit, i publikuar nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, ishte pak më i lartë se parashikimi prej 3.7 për qind i ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg. Ekspertët thonë se situata është e vështirë. Edhe pse shkak kryesor i rritjes së inflacionit mbetet cmimi i energjisë, presionet më të gjera inflacioniste po rriten pasi cmimet e energjisë pritet të mbeten të larta.