Inspektori i Lartë i Drejtësisë takohet me zyrtarë të Departamentit të Shtetit! Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po zhvillon një vizitë pune në Uashington, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme amerikane. Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin e Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me Amy Carnie, Drejtore e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Metani ka bërë publike disa prej çështjeve të diskutuara gjatë takimit, duke vënë theksin te forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor shqiptar.

“Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë”, shkruan Metani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vizita e Metanit në SHBA zhvillohet në kuadër të kontakteve me përfaqësues të institucioneve amerikane, me fokus te bashkëpunimi dhe mbështetja për forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?