Një shqiptare në New Jersey është shpallur “Heroina e Muajit” për shtatorin, pasi u hodh në oqean për të shpëtuar një fëmijë që po rrezikonte të mbytej.
Bëhet fjalë për Xhenana Lanica, e cila më 7 shtator po kalonte kohë me familjen e saj në plazhin e Long Branch, kur dëgjoi thirrjet për ndihmë.
Dy vëllezër, rreth 8 dhe 10 vjeç, ishin marrë nga një rrymë e fortë dhe po tërhiqeshin drejt ujërave më të thella.
Xhenana nuk hezitoi. Ajo u fut në det dhe arriti të ndihmonte 8-vjeçarin të kthehej në breg, ndërsa një tjetër person ndërhyri për të shpëtuar vëllain e tij.
Fatmirësisht, të dy fëmijët shpëtuan dhe u rikthyen pranë familjes së tyre.