Si një dhurues i rregullt gjaku, prej thuajse 2 dekadash, edhe këtë vit Kryeministri Rama iu bashkua nismës sensibilizuese.
“Kryeministria si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut”, shkruan Rama në rrjetet sociale ndërsa ka shpërndarë edhe një foto ku dhuron gjak.
Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Miliona pacientë në të gjithë botën mbështeten në transfuzionet e gjakut sistematikisht, prandaj çdo pikë gjaku, çdo dhurim është një akt madhor në shërbim të jetës dhe të ardhmes.








Komente
Komento