‘Mazhoranca kapërcen çdo kufizim ligjor’, Boçi: Do hartë që përmbush dëshirën e saj politike dhe jo të qytetarëve

15:03, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, njëkohësisht bashkëkryetar i Reformës Administrativo-Territoriale dha më shumë detaje të dy propozimeve për reformimin e pushtetit lokal të hartuar nga PD-PS në diskutimet që u bënë këtë të premte te Komisioni i Ligjeve.

Në intervistën e mesditës për edicionin e lajmeve në Syri Tv, Boçi tha se PD propozimin për ‘Territorialen’ e ka vonuar, për shkak të konsultimeve me banorët, këshillat bashkiakë dhe bashkitë që preken nga shkrirja.

Sipas Boçit, mbledhjet për ‘Territorialen’ vijojnë në një situatë absurd dhe tensionuese nga ana e mazhorancës, pasi ajo kapërcen çdo kufizim ligjor, me qëllim që të kalojë për miratim në Kuvend një hartë që përmbush dëshirën e saj politike dhe jo ato të qytetarëve.

Janë paraqitur 2 propozime, propozimi jonë erdhi me vonesë pasi kishim marrë mendimin e banorëve. Meqesnëse është i  njëjjti projektligj kemi këkruar shqyrtimin në të njëjtën kohë, për marrjen e mendimit të këshillave bashkiakë dhe bashkive, e më pas të dërgohen dy propozimet për të votuar një prej tyre.

Situata vijon të jetë absurde dhe tensionuese, mazhoranca kapërcen çdo kufizim ligjor me qëlimin e saj për të kaluar në Kuvend një hartë që s’shpreh dëshirën e qytetarëve. Prapavija është qe bashkitë të mbeten magazinat e votave për pushtetin politik, në qendër interesi i pushtetit.

Mazhoranca kërkon ta ketë në patronazhim total për të prodhuar patrionazhistë që më vonë të prodhojnë vota. Ata përdorin justifikime të ndryshme kur bëjnë bashkime të ndryshme. Bashkitë që s’kanë të ardhura të bashkohen me ato që kanë të ardhura, njëjtë siç bëjnë me Elbasanin për Belshin. Ky kriter bie menjëherë kur bashkon Fushë-Arrëzin me Pukën, duke prodhuar një territor më të varfër.

E njëjta gjë ndodh edhe për të njëjtat arsye, edhe Tepelena me Memaliajn. Janë zona që kanë propabilitet të madh për të marrë vota, duke qenë se PD ka prioritet. Kemi angazhim total të administratës për të marrë vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco