Helsinki është ndalesa e radhës për Shqipërinë në Ligën e Kombeve, në një transfertë që mund të ketë peshë të rëndësishme për kreun e Grupit C1. Kuqezinjtë vijnë pas dy fitoreve ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos, ndërsa Finlanda pas fitores së thellë 7-0 ndaj San Marinos dhe barazimit pa gola me Bjellorusinë. Sfida në “Helsinki Olympic Stadium” luhet nesër në orën 15:00, me Shqipërinë që kërkon të ruajë ecurinë pozitive edhe në një transfertë të vështirë nordike.