Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Propozohet votim elektronik për zgjedhjet e 2027-ës, KQZ u lë afat partive: Na jepni mendimin tuaj deri më 9 tetor (KËRKESAT)

Shkruar nga Newsbomb
Propozohet votim elektronik për zgjedhjet e 2027-ës, KQZ u lë
Ilirjan Celibashi

Afro tetë muaj nga momenti kur pritet që në Shqipëri të mbahen zgjedhjet vendore të 2027-ës, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka bërë kërkesë që të bëhet aplikimi i votimit dhe numërimi elektronik, në 3 ose 4 bashkitë e vendit, kryesisht ato më të mëdha: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Referuar dokumentit që Celibashi u ka nisur së fundmi Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike theksohet se pas vlerësimit të gjithë faktorëve teknikë dhe operacionalë, ka arritur në përfundimin se një shtrirje e pjesshme ngelet opsioni më i mirë.

"Duke marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën për implementim të qëndrueshëm dhe në kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale.", theksohet në kërkesë.

Propozohet votim elektronik për zgjedhjet e 2027-ës, KQZ u lë
 
Propozohet votim elektronik për zgjedhjet e 2027-ës, KQZ u lë
 

Në sajë të realizimit të kësaj kërkese, Celibashi është në pritje të dakordësimit nga ana e partive politike, të cilat mësohet se para se të japin qëndrimin zyrtar, duhet të caktojnë përfaqësues për një takim konsultues në KQZ më 9 tetor 2026, në orën 11:30.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese