Skandali KAYO e trafiku i armëve/ SPAK sekuestron kontrata, pajisje kompjuterike, telefona...

Skandali KAYO e trafiku i armëve/ SPAK sekuestron kontrata, pajisje kompjuterike, telefona...

15:41, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për aferën e tregtisë së armëve Rama-Yeffet. Në kuadër të këtij procedimi penal që nisi menjëherë pas denoncimeve të Arben Ahmetajt në Çim Peka Live, janë ushtruar kontrolle në vilën private të Yeffet në periferi të Tiranës, si dhe në zyrat e KAYS-s e TIMAK, ku subjekte kontrolli kanë qenë Arjeta Puca dhe Ardi Veliu, teksa këtij të fundit raportohet se i është sekuestruar edhe telefoni. Kontrolle janë ushtruar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Ermal Nufi, teksa gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje telefonike e kompjuterike, kontrata e dokumentacion

Nga Fatjon Gjinaj

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për aferën Rama-Yeffet. Pas fazës së verifikimeve paraprake SPAK ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetimet në kuadër të të cilave ka kryer edhe veprime konkrete hetimore, përmes kontrolleve. Këtë të premte, (2 tetor)  me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme, janë ushtruar kontrolle në disa banesa, zyra e biznese.

Një nga banesat e kontrolluara është një vilë në përdorim të biznesmenit Ron Yeffet, në fshatin Pëllumbas në zonën e Mulletit në Tiranë, për të cilën disa ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se biznesmeni është takuar me kryeministrin Rama. Gjithashtu subjekt i kontrollit fizik dhe zyrës ka qenë edhe drejtori i KAYO-s Ardi Veliu, sipërmarrësja Arjeta Puca dhe zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes së drejtuar nga Ermal Nufi.

Gjatë kontrolleve nga BKH janë sekuestruar dokumentacion, përfshirë kontrata private pajisje kompjuterike e telefonike jo vetëm pranë subjekteve të mësipërme por edhe kompanive të lidhura me çështjen mbi dyshimet e trafikut të armëve. SPAK nuk konfirmoi në detaje, por sipas raportimeve në rrugë informate, mësohet se Ardi Veliut mes të tjera i është sekuestruar edhe celulari. Burimet konfirmuan se po bashkëpunohet edhe me autoritete të huaja, por nuk u specifikuan konkretisht deh në çfarë aspekti.

Çështja nisi menjëherë pas publikimit të audio-regjistrimeve nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Çim Peka Live në Syri Televizion. SPAK e regjistroi menjëherë procedimin penal kryesisht dhe tërhoqi materialet e publikuara ku nisi hetimet, teksa ditët në vijim pritet edhe thirrja në Prokurori për të dëshmuar e personave të lidhur me çështjen, ku nuk përjashtohen ministri Ermal Nufi, Adminsitratori i KAYO Ardi Veliu, biznesmeni Ron Yeffet apo zyrtarë të tjerë. Kujtojmë se më Ahmetaj denonconte se në krye të skemës së trafikut të armëve qëndron kryeministri Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco