Flash

Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk e mposhtni dot Trumpin në SHBA, mos u hakmerrni në Shqipëri

Lapsi.al 2 October 2026

Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk e mposhtni dot

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar demokratët amerikanë për protestat e vazhdueshme kundër projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. 

Në një intervistë për gjermanen WELT, Rama tha se vëmendja ndërkombëtare ndaj protestave në Shqipëri lidhet edhe me atë që ai e cilësoi si “hijen e gjatë të Donald Trump”.

“U thashë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi Rama.

“Protestat, të cilat nisën fillimisht kundër projektit të zhvillimit turistik, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe kanë vijuar prej disa muajsh. Flamingoja është kthyer në simbolin e protestuesve, për shkak të shqetësimeve të ngritura për ndikimin e projektit në zonat natyrore dhe habitatet e shpendëve.

Kundërshtarët e projektit kanë ngritur shqetësime për ndikimin mjedisor, transparencën dhe mungesën e konsultimit publik. Protestat kanë tërhequr vëmendje edhe jashtë Shqipërisë, ndërsa çështja është bërë pjesë e debatit në institucionet europiane.

Nga ana tjetër, Rama ka mbrojtur projektin dhe ka argumentuar se bëhet fjalë për dy zhvillime të ndryshme: njëri në ishullin e Sazanit, pronë publike, dhe tjetri në një zonë private.

Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se negociatat për projektin vijojnë dhe se ndikimi mjedisor do të vlerësohet përpara se të merret një vendim përfundimtar”, shkruan Politico.

Duke iu referuar sloganeve të protestuesve, si “Shqipëria nuk është në shitje”, Rama tha se kundërshtimi ndaj investimeve të huaja nuk duhet të paraqitet si shitje e vendit.

“Nëse do të sillnit kapital të huaj në Gjermani, a do të thoshit se Gjermania po shitet?”, deklaroi ai.

“Unë përfaqësoj interesat e vendit tim dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, shtoi kryeministri.

Ndërkohë, çështja e pronësisë së një pjese të tokës së lidhur me projektin është nën hetim nga SPAK. Hetimet lidhen me dyshime për dokumentacionin e pronësisë, ndërsa ish-pronari i tokës ka mohuar çdo shkelje.

Rama ka deklaruar se qeveria do të sigurojë transparencë të plotë për procesin dhe dokumentacionin e projektit. 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI