“Nxorën një thikë dhe më thanë…”, Ben Affleck zbulon se si e kërcënuan dy persona gjatë adoleshencës
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka vendosur që të ndajë me të gjithë një detaj mjaft të thjeshtë nga jeta e saj familjare. Ajo ka zbuluar se cila punë shtëpie i pëlqen veçanërisht t’a bëjë.
Gjatë një vizite në West Sussex, bashkëshortja e Princit William mori pjesë në një drekë komunitare me të moshuar, ku bisedoi në mënyrë të çlirët edhe për jetën e përditshme në familje.
“Më pëlqen të laj enët. Vërtet më pëlqen”, tha Kate Middleton gjatë një bisede në këtë vizitë.
Në momentin kur u pyet nëse bashkëshorti i saj e ndihmon me këtë punë, Kate zbuloi se ai zakonisht merret me tharjen e enëve.
“Ai i than. Jemi një dyshe e mirë”, tha me humor nëna e tre fëmijëve.
Gjatë kësaj vizite, Kate tregoi gjithashtu se në punët e shtëpisë përfshihen edhe tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Kështu, një detyrë e zakonshme familjare kthehet edhe në një aktivitet që e bëjnë së bashku.
Biseda u zhvillua gjatë vizitës së saj në një shërbim vullnetar transporti në Pulborough, West Sussex, i cili ndihmon banorët e moshuar të komunitetit të marrin pjesë në aktivitete dhe takime shoqërore.
Gjatë drekës, Kate foli edhe për rëndësinë e komuniteteve lokale dhe mënyrën se si këto aktivitete mund t’i ndihmojnë njerëzit të krijojnë miqësi dhe të shmangin ndjenjën e izolimit.
Ajo u përfshi natyrshëm në bisedat me të pranishmit dhe, mes temave të ndryshme, foli edhe për një tjetër preferencë ushqimore, duke pranuar se i pëlqejnë patatinat e kripura.
Top Channel