Gjermania i kërkon BE-së të përmbushë angazhimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u bëri thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të mbajnë premtimet për procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të lidhura

None found

Sipas Wadephul, vonesat në këtë proces po e vënë në rrezik besueshmërinë dhe ndikimin e BE-së në rajon. Ai paralajmëroi se unioni duhet të dëshmojë se angazhimi i dhënë në Selanik ishte real dhe se Europa mbetet një partnere e besueshme për vendet e Ballkanit.

Ministri gjerman iu referua Samitit të Selanikut të vitit 2003, kur Bashkimi Europian u ofroi shteteve të Ballkanit Perëndimor perspektivën e anëtarësimit në union.

Wadephul vuri në dukje gjithashtu kontributin e Gjermanisë në afrimin e rajonit me BE-në. Ai kujtoi se ish-kancelarja Angela Merkel themeloi Procesin e Berlinit në vitin 2014, si një nismë për forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, kryediplomati gjerman theksoi se, edhe pas kaq vitesh, angazhimet për zgjerimin e Bashkimit Europian nuk janë realizuar në nivelin e premtuar.

Ai nënvizoi edhe peshën strategjike të rajonit, ku Bashkimi Europian përballet me konkurrencën për ndikim nga fuqi të tjera, mes tyre Rusia dhe Kina.


Shtuar më 2.10.2026 15:57

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet