Bashkimi Evropian ka komentuar protestat e zhvilluara në Kosovë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, që dënuan me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së.
Në një përgjigje ndaj interesit të mediave në Kosovë, BE ka theksuar se protestat paqësore janë pjesë e të drejtave themelore në një shoqëri demokratike.
Po ashtu, një zëdhënës i BE-së tha se Unioni Europian po e ndjek nga afër situatën në Kosovë, pas vendimit të marrë në Hagë.
“Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike”, thuhet në përgjigjen e BE-së.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian ka njoftuar se Unioni do të vazhdojë ta monitorojë situatën në vend.
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër situatën”, thuhet më tej në përgjigjen e zëdhënësit europian.
Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me protestat e zhvilluara para zyrave të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, BE ka dhënë edhe një sqarim për funksionimin e këtij misioni.
“Për informacionin tuaj, mund të konfirmojmë gjithashtu se EULEX-i është plotësisht funksional”, thuhet në përgjigje.








Komente
Komento