Thierry Henry flet për Ronaldon: Është një legjendë, nuk mund ta gjykojmë për këtë situatë!

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Thierry Henry, ka komentuar situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas largimit të yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares përpara ndeshjes së Nations League ndaj Danimarkës.

Ronaldo u largua nga grumbullimi pas një përplasjeje me trajnerin Jorge Jesus, por Henry ka zgjedhur të mos gjykojë situatën, duke theksuar se problemet mes lojtarit dhe trajnerit duhet të zgjidhen brenda skuadrës.

“Nuk isha i pranishëm në takimin e tyre. U takon atyre t’i zgjidhin problemet brenda grupit. Ne kemi problemet tona në Francë. Të gjykojmë gjithë karrierën e tij në bazë të kësaj situate? Kurrë. Kur mendoj për Ronaldon, këtë histori as që do ta përmend”, deklaroi Henry.

Swiss Digital Desktop Reklama

Francezi u ndal më gjatë te karriera e jashtëzakonshme e yllit portugez, duke e cilësuar atë një legjendë të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ronaldo është një legjendë, nuk ka asgjë tjetër për të shtuar. Ajo që ka bërë për futbollin është diçka e jashtëzakonshme”, tha Henry.

Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e Ronaldos, veçanërisht në vitet e fundit të karrierës, duke theksuar obsesionin e tij për futbollin dhe rekordet.

“Të gjithë e kemi parë përkushtimin e tij në Kupën e Botës. Me shumë mundësi, ky është turneu i tij i fundit. Nëse gjithçka do të përfundonte kështu… Po flas vetëm për lojtarin dhe për atë që ka arritur”, u shpreh Henry.

Ish-sulmuesi francez veçoi karakterin e Ronaldos dhe dëshirën e tij të vazhdueshme për të qenë në nivelet më të larta.

“Ajo që më pëlqen te Ronaldo është karakteri i tij, mënyra se si jeton dhe merr frymë futbollin, obsesioni për këtë sport, për rekordet dhe dëshira e vazhdueshme për të qenë më i miri. Edhe gjendja e tij fizike, e cila tani është madje më e mirë se në fillimet e karrierës, është e pabesueshme”, shtoi ai.

Sipas Henry, pikërisht kjo mentalitet e ka ndihmuar Ronaldon të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme.

“Pa këtë obsesion, nuk do ta njihnim këtë lojtar. Bashkë me të kemi përjetuar momente të jashtëzakonshme”, përfundoi ish-sulmuesi francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?