K-beauty ka kohë që nuk është më një fenomen i kufizuar në Korenë e Jugut, por më 2 tetor po merr një tjetër hapësirë fizike në një nga zonat më të njohura të shopping-ut në New York. SHINSEGAE HYPER GROUND hapet në Hudson Yards si një pop-up tre-mujor kushtuar beauty-t dhe lifestyle-it korean.
Hapësira do të sjellë mbi 30 marka K-beauty dhe lifestyle drejtpërdrejt te konsumatori amerikan. Koncepti ishte realizuar më parë në Paris, ndërsa tani transferohet në New York për një eksperiencë që shkon përtej blerjes së produkteve online.
Kjo është veçanërisht domethënëse për K-beauty, sepse një pjesë e madhe e rritjes ndërkombëtare të kategorisë ka ardhur përmes TikTok-ut, retailer-ave online dhe rekomandimeve virale. Hapësirat fizike u japin konsumatorëve mundësinë të provojnë teksturat, ngjyrat dhe produktet që deri tani mund t’i kenë parë vetëm në ekran.
Por pop-up-i tregon edhe se eksporti kulturor korean po zgjerohet përtej muzikës dhe serialeve. Beauty, fashion, ushqimi dhe produktet lifestyle po funksionojnë gjithnjë e më shumë si pjesë të së njëjtës botë kulturore. Hudson Yards është një vend strategjik për këtë eksperiment. Në vend që K-beauty të trajtohet si një kategori niche, mbi 30 marka po vendosen së bashku në një nga destinacionet kryesore të retail-it të qytetit.