Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së
    Kryesore

    Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

    October 2, 2026

    Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, vlerëson se procesi i anëtarësimit të vendeve kandidate po hyn në një fazë të re, me Shqipërinë dhe Malin e Zi që aktualisht udhëheqin grupin e vendeve më të avancuara në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

    Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, në prag të prezantimit të propozimit për rishikimin e politikës së zgjerimit më 6 tetor në Strasburg, Kos foli për ecurinë e vendeve kandidate dhe ritmet e ndryshme të procesit të integrimit.

    Duke përshkruar situatën aktuale, ajo tha se në krye të procesit ndodhen Mali i Zi dhe Shqipëria, të ndjekura nga Moldavia dhe Ukraina. Sipas saj, në një fazë tjetër janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia përballet me një situatë të veçantë.

    Kos theksoi se vetëm gjatë këtij viti janë shënuar më shumë zhvillime në procesin e zgjerimit sesa në 25 vitet e fundit. Megjithatë, ajo nënvizoi se ritmi i anëtarësimit varet jo vetëm nga reformat e vendeve kandidate, por edhe nga zhvillimet politike dhe gjeopolitike në Evropë.

    Sipas saj, lufta e Rusisë në Ukrainë, paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor dhe konkurrenca për ndikim me Kinën kanë krijuar një situatë në të cilën BE-ja nuk mund të lejojë boshllëqe në fqinjësinë e saj.

    Për Malin e Zi, komisionerja evropiane shprehu pritshmërinë se vendi mund të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

    Ndërsa për Ukrainën, Kos përjashtoi mundësinë e anëtarësimit më 1 janar 2027, datë e deklaruar më herët nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ajo theksoi se procesi bazohet në meritë dhe në përmbushjen e kritereve të përcaktuara.

    Komisionerja nënvizoi se nuk do të ketë ulje standardesh për vendet kandidate, por shtoi se situata e Ukrainës, e cila ndodhet në luftë, kërkon mbështetje të veçantë nga Bashkimi Evropian. Ajo shpreson që deri në fund të vitit të hapen sa më shumë grupe kapitujsh për vendin.

    Në intervistë, Kos renditi edhe disa prej çështjeve që pritet të jenë në qendër të diskutimeve mes liderëve evropianë: ndikimi i zgjerimit te vendet aktuale anëtare, reformat e brendshme të BE-së, mekanizmat për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe mundësia e një integrimi gradual.

    Ky integrim, sipas saj, mund të aplikohet vetëm për vendet që janë qartësisht në rrugën drejt anëtarësimit të plotë dhe që kanë nevojë për më shumë kohë për të përmbushur kriteret. Ai nuk duhet të shërbejë si alternativë ndaj anëtarësimit.

    Sa i përket Serbisë, Kos theksoi rëndësinë e saj për stabilitetin e Ballkanit, por kërkoi që Beogradi të tregojë me veprime, dhe jo vetëm me deklarata, seriozitetin e tij në rrugën drejt BE-së. Ajo kritikoi gjithashtu glorifikimin e kriminelëve të luftës, mohimin e gjenocidit dhe revizionizmin historik.

    Komisionerja evropiane vlerësoi ndërkohë rolin e Italisë në procesin e zgjerimit dhe në grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar Romën si një prej vendeve me marrëdhënie të rëndësishme me shtetet e rajonit.

    Në lidhje me zgjerimin e ardhshëm, Kos foli edhe për nevojën që vetë Bashkimi Evropian të reformohet për të funksionuar me një numër më të madh shtetesh anëtare. Ndër propozimet e diskutuara janë thjeshtimi i procedurave të vendimmarrjes, përdorimi më i gjerë i shumicës së cilësuar në fusha të caktuara dhe mundësia që grupe shtetesh të avancojnë së bashku në disa politika.

    Sipas saj, zgjerimi i ardhshëm i BE-së kërkon njëkohësisht përparim nga vendet kandidate dhe ndryshime në mënyrën se si funksionon vetë Bashkimi Evropian.

    Mali i Zi Marta Kos
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    October 2, 2026

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    October 2, 2026

    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    October 2, 2026

    “Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin”, piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.