Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane
    Lajmet e fundit

    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    October 2, 2026
    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 500 studentëve në Universitetin e Sporteve të Tiranës.

    Duke uruar të gjithë studentët, prindërit dhe pedagogët, Ministrja Kumbaro ka vlerësuar ndërkombëtarizimin e Universitetit të Sporteve me arritjet e diplomave të dyfishta dhe programeve të përbashkëta me Universitetin “Magna Graecia” të Catanzaros në Itali dhe me Shkollën e Sportit të Rio Maior në Portugali.

    “Dua të përgëzoj Universitetin e Sporteve për të nxitur dhe për të mbështetur programet e përbashkëta, diplomat e dyfishta me universitete të tjera europiane, siç është rasti i Universitetit të Catanzaros në Itali, në Portugali dhe, e fundit, por jo për nga rëndësia, është një nga bashkëpunimet shumë të mira ku e gjithë qeveria shqiptare, në fakt me angazhimin e drejtpërdrejtë edhe të Kryeministrit, punuam që Universiteti i Sporteve të ndërtonte disa mastera shumë të rëndësishëm, siç është Real Madridi, që ju si profesionistë të sportit e njihni dhe e dini shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh në partneritet dhe në diplomat e përbashkëta një partner të një emri të madh të sportit, të futbollit, siç është Fondacioni i Real Madridit.”

    Kumbaro nënvizoi se sporti është prioritet i politikave të Ministrisë së Arsimit që, në arsimin parauniversitar, me rritjen e orëve të mësimit të sportit dhe të investimet në infrastrukturën e terreneve sportive.

    Kumbaro i ka konsideruar studentët e sportit si ambasadorët më të mirë të vendit.

    “Studentët që dalin nga ky universitet janë gjithashtu edhe ambasadorët më të mirë në garat dhe në përballjet ndërkombëtare që ne kemi në fusha të ndryshme të sportit. T’i gëzoni diplomat dhe shkëlqefshi kudo që të jeni”, tha ajo.

    Në Universitetin e Sporteve të Tiranës këtë vit u diplomuan rreth 500 studentë në 8 programe studimi, pranë tri fakulteteve të tij. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 300 studentë përfundojnë studimet Bachelor, 170 studentë në 2 programe Master i Shkencave dhe 50 studentë në 3 programe Master Profesional. Të diplomuarit janë brez i ri profesionistësh, të përgatitur për të kontribuar në zhvillimin e edukimit fizik, shkencave sportive, veprimtarisë fizike, rekreacionit dhe rehabilitimit në Shqipëri.

    500 studentë akademi aktualitet Arsimi Arsimi i Lartë bashkëpunim ndërkombëtar bashkëpunimi akademik diplomim studentësh diplomimi edukim Europë mirela kumbaro ndërkombëtarizimi shqipëri Sporti studentë UNIVERSITET universitetet europiane Universiteti i Sporteve Universiteti i Sporteve të Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama

    October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    October 2, 2026

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    October 2, 2026

    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.