Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin”, piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit
    Botë

    “Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin”, piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit

    October 2, 2026
    “Nuk do t’i lija të tjerët të vdisnin”, piloti i “FlyDubait” rrëfen sulmin në kabinën e avionit

    Piloti indian i avionit të kompanisë “FlyDubai”, i cili u sulmua nga bashkëpiloti dhe hapi derën e kabinës për t’i lejuar të tjerët të hynin, ka thënë se ishte i vendosur të mos lejonte që pasagjerët të vdisnin.

    Kapiteni Smit Machchhar tregoi se ishte në dysheme dhe ende po sulmohej, kur kuptoi se avioni, me më shumë se 170 pasagjerë në bord, po rrëzohej me shpejtësi dhe se duhej të vepronte.

    “Isha i shtrirë në dysheme, i plagosur, por i thashë vetes të bëja edhe një përpjekje të fundit për ta hapur derën nga brenda”, tha ai gjatë një video-telefonate me kryeministrin indian, Narendra Modi, raporton BBC.

    “Pastaj hynë edhe të tjerë dhe ndihmuan për ta kontrolluar situatën. Natyrisht, po luftoja për jetën time, por në të njëjtën kohë e dija se nuk do të lejoja që të tjerët të vdisnin”, shtoi piloti.

    Avioni i “FlyDubai”, që kryente fluturimin FZ1073 nga Dubai drejt Tel Avivit, u ul me më shumë se 5 mijë e 200 metra, rreth dy orë e gjysmë pas nisjes, të mërkurën në mëngjes.

    Fillimisht, ekuipazhi dërgoi sinjal emergjence te kontrollorët e trafikut ajror, ndërsa më pas avioni kaloi në kodin 7500, i cili përdoret për të treguar një sulm të mundshëm.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha më vonë se bashkëpiloti e kishte sulmuar me thikë pilotin dhe më pas, sipas tij, dyshohet se ishte përpjekur ta rrëzonte avionin.

    Pasi pasagjerët arritën ta neutralizonin sulmuesin, dy pilotë rezervë, të cilët ndodheshin në avion si pasagjerë, e ulën në mënyrë të sigurt avionin në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite, në orën 06:58 sipas kohës lokale.

    Machchhar, të cilin Netanyahu e ka cilësuar si “një hero të vërtetë”, u dërgua fillimisht në spital në Tabuk dhe më pas u transportua me avion drejt Abu Dhabit. Sipas raportimeve, gjendja e tij është e qëndrueshme.

    Ai i tha Modit se kishte 17 vjet që drejtonte avionë dhe se mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte me avionin “edhe me sytë mbyllur”. Pas publikimit të identitetit të tij, në rrjetet sociale në Indi janë publikuar shumë mesazhe lavdërimi për pilotin. Modi i tha atij se guximi, durimi dhe vendimmarrja e shpejtë kishin shpëtuar jetën e shumë njerëzve dhe se i gjithë vendi ishte krenar për të.

    Ambasada indiane në Emiratet e Bashkuara Arabe tha të enjten se Machchhar ishte “në gjendje të mirë shëndetësore dhe po rikuperohet mirë”. Ambasadori Deepak Mittal tha se ishte “krenar për kapitenin Smit për guximin e tij” dhe se ishte “shumë i lehtësuar” pasi u takua me të.

    “Unë nuk po e shoh këtë plagë thjesht si një plagë, sepse kjo do ta bënte edhe më të vështirë rikuperimin tim”, tha Machchhar.

    “Po e shoh si një rrugëtim që po vazhdon ngadalë dhe që do të marrë kohë, por jam i bindur se do të shërohem dhe do të jem përsëri i aftë dhe në gjendje të mirë shëndetësore”, shtoi ai.

    aktualitet aviacion aviacion civil avion dëshmi ekuipazhi emergjencë fluturim Flydubai incident ajror kabina e avionit lajme ndërkombëtare ngjarje pasagjerë pilot pilotët rrëfim siguria ajrore sulm sulm në kabinë transport ajror
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryeministria i bashkohet fushatës vullnetare të dhurimit të gjakut, mes tyre edhe Rama

    October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    October 2, 2026

    SHBA shton një tjetër aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme! Trump: Irani do të bëjë lëshime, kriza do të mbarojë shpejt

    October 2, 2026

    Diplomimi i 500 studentëve, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i Universitetit të Sporteve sjell ura të reja bashkëpunimi me universitetet europiane

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.