AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Nderimi i qytetarëve të shquar

Ka ardhur koha që, bashkë me monumentet kushtuar artistëve të huaj që janë vendosur në sheshet e qytetit, Durrësi të nderojë edhe qytetarët e vet të shquar për kontributet me jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
29 minutes më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 10 02 at 3.39.08 pm
Boceti i bustit të Vangjel Toçit

Vite më parë, skulptori Qazim Kërtusha i dhuroi qytetit të Durrësit bustin e arkeologut Vangjel Toçi, zbulues i amfiteatrit antik.

Kërtusha, që kishte punuar gjatë si restaurator në muzeun arkeologjik që drejtohej nga Vangjel Toçi, e punoi veprën në nderim të mësuesit të tij dhe të kontributit që arkeologu i shquar kishte dhënë për qytetin.

Vendosja e bustit pranë mureve mesjetare, e programuar gjatë veprimtarive për 100-vjetorin e lindjes së arkeologut, dështoi për një mangësi procedurale.

Monumenti vazhdon të mbetet i magazinuar prej disa vitesh, në pritje për t’u instaluar në muzeun arkeologjik ose pranë njërit prej monumenteve antike të zbuluara ndër vite nga Toçi.

Rasti i bustit të Toçit nuk është një ndodhi e izoluar. Vendimet e institucioneve për vendosjen e monumenteve kushtuar njerëzve që i dhanë emër qytetit vazhdojnë të jenë të paqarta.

Durrësi është qyteti që deri tani ka përjetësuar shumë pak nga figurat e tij të mirënjohura ndër shekuj.

Aktualisht, bustet u përkasin qytetarëve me kontribute kryesisht në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ndërsa janë më pak të njohur ata që e bënë Durrësin të shquhet në arenën mesdhetare gjatë antikitetit dhe mesjetës, si dhe ata që vepruan dhe punuan pas çlirimit të vendit.

Mungesa e kritereve për nderimin e qytetarëve është shfaqur edhe në dhënien e titujve, apo edhe në emërtimin e rrugëve apo shesheve.

Këto të fundit shkaktuan jo pak ngatërresa, kur reforma territoriale e vitit 2015 i bashkoi komunat periferike me bashkinë kryesore të Durrësit.

Mjaft prej komunave kishin shfrytëzuar të njëjtët emra për rrugët e tyre të brendshme, çka e bëri të nevojshëm, në mënyrë emergjente, ndryshimin dhe gjetjen e emrave të rinj.

Vendosja amatoriale dhe e pamenduar krijoi më shumë konfuzion, lidhur me kontributet e panjohura të bartësve të rinj.

Bashkia nuk e ndoqi propozimin e grupimit të emrave në lagje apo rajone, sipas profesioneve dhe rëndësisë së tyre.

Kjo do të lehtësonte leximin e hartave rrugore, ende konfuze në emërtesa.

Në të njëjtën mënyrë, bashkë me rrugët, edhe sheshet e qytetit do të kishin emrat e njerëzve të shquar të qytetit në shekuj, sipas meritave përkatëse.

Edhe për rrugët, mungesa e kritereve në përzgjedhjen e emërtesave krijoi të njëjtin shqetësim si për dhënien e titujve.

Qytetarët më të vjetër në moshë dhe me njohje të mirë të qytetit ishin kritikë për tituj të pamerituar, të dhënë në kohë të ndryshme.

Titujt “Mirënjohja” apo “Nderi i qytetit” jepeshin mbi bazën e kërkesave nga shoqata apo institucione të ndryshme.

Ndërsa titulli më i lartë, ai i njohur si “Qytetar nderi”, duhet të marrë miratimin e këshillit bashkiak.

Durrësi i ka thyer pengesat ligjore në mënyrë unanime, kur personazhi i propozuar ka pasur merita të pakontestueshme.

Në vitin 2008 mjaftoi një kërkesë e një grupi qytetarësh, që këshilli bashkiak të vendoste pa mëdyshje dekorimin si “Qytetar nderi” për mjekun kardiolog Beniamin Çeta, një humanist me shumë vlera për Durrësin dhe durrsakët.

Të njëjtën nismë kanë ndërmarrë kohët e fundit një grup qytetarësh brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë kërkuar mbështetje nga institucionet për ngritjen e një monumenti në nderim të regjisorit, përkthyesit dhe shkrimtarit Gjergj Vlashi.

Për arritjen e këtij qëllimi, ata po mbledhin fondet e nevojshme për një shtatore, që do të përjetësojë kujtimin e këtij personaliteti të shquar.

Ndërkaq, bashkisë i kërkohet të ndjekë procedurat ligjore, si dhe identifikimin e një hapësire të përshtatshme për instalimin e memorialit.

Besoj se ka ardhur koha që, bashkë me monumentet kushtuar artistëve të huaj që janë vendosur në sheshet e qytetit, Durrësi të nderojë edhe qytetarët e vet të shquar për kontributet me jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Tjetri
3roef5s 20220306 150326 060322 5 014 4

KQZ propozon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës

3roef5s 20220306 150326 060322 5 014 4

KQZ propozon zgjerimin e votimit elektronik në zgjedhjet e 2027-ës

16:25 | 02/10/2026
whatsapp image 2026 10 02 at 3.39.08 pm

Nderimi i qytetarëve të shquar

16:00 | 02/10/2026
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

Zvarritja e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm ngre shqetësim tek trupa e prokurorëve

15:26 | 02/10/2026
vlora hyseni outside the special prosecution spak16 9. photo lsa

Arrestimi i kreut të SHISH nxorri në pah ‘dështimin e qeverisjes së shërbimit të Inteligjencës’

09:21 | 02/10/2026
rama penal

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, një mburojë e re për zyrtarët e lartë?

07:07 | 02/10/2026
media

Asociacioni i Gazetarëve dënon riviktimizimin e grave nga media

16:30 | 01/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.