web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elseid Hysajt i del emri në Serinë A

2 Tetor 2026, 16:17, Sport CNA

Elseid Hysajt i del emri në Serinë A

Bologna ka shfaqur interes për Elseid Hysajn, të cilin e konsideron një alternativë për mbrojtjen pas dëmtimit të rëndë të Emil Holmit.

Skuadra italiane po kërkon një zëvendësues për Holm, i cili do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Drejtori sportiv i Bologna-s, Giovanni Sartori, ka qenë në San Marino për të ndjekur nga afër Hysajn, por mbrojtësi shqiptar qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në stol.

Pavarësisht mungesës së aktivizimit, Hysaj ka treguar një gjendje të mirë fizike në periudhën e fundit.

Mbrojtësi 32-vjeçar aktualisht është pa skuadër, por mbetet një opsion për nivelet e larta të futbollit europian.

Transferimi i tij te Bologna lidhet me situatën e Matteo Darmian, i cili po stërvitet me klubin italian.

Darmian ka tre javë në dispozicion për të bindur trajnerin Paladino dhe për të kaluar testet fizike.

Nëse ai nuk e bind klubin, Hysaj pritet të bëhet kandidati kryesor për t’u transferuar te Bologna.





Lajmet e fundit nga