Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit transportohet në spital

Aktualitet

Makina del nga rruga në bypass-in e Fierit, drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në bypass-in e Fierit, në segmentin “Mbikalimi i Memorialit”, në drejtim të Levanit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë karrexhatës, në anë të rrugës. Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, automjeti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi i automjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, shërbimet në terren kanë monitoruar një pjesë të rrugës për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e lëvizjes së automjeteve.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT