2 Tetor 2026, 16:25
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të kryera nga SPAK, në banesën dhe zyrat e Ron Yeffet, pas publikimit të audiopërgjimeve për trafik armësh nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Me anë të një reagimi në Facebook, Bardhi thotë se prej më shumë se tre javësh, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së KAYO-s, por mazhoranca nuk ka dhënë dakordësinë për ngritjen e tij.
Ai thekson se ishte vendosur që çështja të shqyrtohej në seancën e 5 tetorit, që përkon me ditën e fundit të afatit, por mazhoranca ka zgjedhur ta shtyjë diskutimin, duke e lidhur këtë vendim me publikimin e kontrolleve të SPAK në kuadër të hetimeve për KAYO-n.
Në reagimin e tij, Bardhi përmend edhe Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke thënë se ai po shmang një çështje me interes publik dhe nuk po respekton detyrimet ligjore lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor.
Reagimi i Bardhit:
Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij Komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026.
Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026 — pikërisht ditën e fundit të afatit.
Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme.
Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë.
Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.
Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve?
Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament?
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.
Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
2 Tetor 2026, 16:08
E. D
Xhelal Mziu
TIRANË- Diskutimet për territorialen kanë shkaktuar sërish debat mes mazhorancës dhe opozitës në Komis...
Politike
2 Tetor 2026, 15:54
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara ng...
Politike
2 Tetor 2026, 15:27
E. D
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka kërkuar votimi elektronik në 3 ose 4 bashki të mëd...
Politike
2 Tetor 2026, 14:44
G.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga...
Politike
2 Tetor 2026, 14:21
E.d
Albin Kurti dhe Bedri Hamza
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, do të takohen ditën e sotme, ku...
Politike
2 Tetor 2026, 13:55
E.d
Erion Braçe
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialise, Erion Braçe ka reaguar pas incidentit i cili ndodhi para Kuvendit me banorët e M...
Politike
2 Tetor 2026, 13:19
I.A
Kulla
TIRANË- Një ditë pasi Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka ende të gjithë kapacitetin dhe ekspertizën për nd...
Politike
2 Tetor 2026, 12:45
E.d
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe arrestimin e ish-drejtoreshës së Sh...
Politike
2 Tetor 2026, 12:49
I.A
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndarjen e re territoriale janë shoqëruar me batuta e të qe...
Politike
2 Tetor 2026, 12:12
G.M
Luçiano Boçi
TIRANA- Luçiano Boçi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur në Komisionin e Ligjeve ku ka kundër...