web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Situata emergjente në Peqin/ Vijon zjarri masiv

2 Tetor 2026, 16:26, Aktualitet CNA

Zjarri masiv vijon prej ditësh në fshatrat Galush dhe Gjevur të Peqinit, ndërsa gjatë ditës së sotme flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Tymi ka mbuluar të gjithë zonën, duke u shtrirë edhe drejt fshatrave përreth. Mësohet se zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha arrore, ullishte dhe pemë të tjera.

Sipas pamjeve të siguruara nga CNA, për shuarjen e flakëve po përdoret edhe një helikopter, në përpjekje për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për të frenuar përhapjen e tyre.

Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa ekipet e emergjencave po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA





Lajmet e fundit nga