Anne Hathaway-t i nisën dhimbjet e lindjes gjatë show-t të Jimmy Fallon?

02/10/2026 16:39

Anne Hathaway shkaktoi një moment shqetësimi gjatë paraqitjes së saj në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, pasi aktorja shtatzënë u kap papritur për barkun gjatë bisedës.

Hathaway, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë, ishte në emision për të promovuar filmin e saj të ri “Verity”. Në një moment, ajo bëri një lëvizje që la Fallonin dhe disa persona në audiencë të mendonin se mund t’i kishin nisur dhimbjet e lindjes.

Aktorja shpjegoi se nuk kishte ndonjë problem serioz dhe se thjesht po përpiqej të gjente një pozicion më të rehatshëm. Kur vuri re reagimin e shqetësuar të të pranishmëve, ajo e kuptoi menjëherë keqkuptimin dhe situata u kthye në një moment humori.

Gjatë intervistës, Hathaway foli edhe për simptomat e kësaj shtatzënie. Ajo tregoi se, ndryshe nga shtatzënia e parë, kur kishte përjetuar kryesisht lodhje, këtë herë ka pasur një ndjeshmëri shumë më të madhe ndaj aromave, si dhe akne.

Aktorja ka treguar gjithashtu se mjeku i saj e këshilloi të mos merrte pjesë në “Hot Ones” gjatë shtatzënisë, pasi ekzistonte mundësia e lindjes së parakohshme. Ajo kishte planifikuar të merrte pjesë në sfidën me ushqime pikante, por më pas e anuloi për shkak të këshillës mjekësore.

Ndërkohë, Hathaway po promovon “Verity”, thrillerin psikologjik ku interpreton së bashku me Dakota Johnson dhe Josh Hartnett. Filmi bazohet në romanin me të njëjtin titull të Colleen Hoover dhe pritet të shfaqet në kinema më 2 tetor./TAR

Top Channel