Kanceri i gjirit, në një vit, 829 gra dhe 19 burra të prekur nga kjo sëmundje

Nga Ornela Joti
2 Tetor 2026, 16:41 | Aktualitet

Brenda një viti janë diagnostikuar 829 gra me kancer të gjirit, por dhe 19 burra.

Kanceri i gjirit është sëmundja tumorale më e përhapur te gratë, por vitet e fundit po prek dhe burrat. 829 gra dhe 19 burra janë diagnostikuar vitin e fundit me kancer të gjirit. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se ky është kanceri më i shpeshtë tek gratë dhe moshat më të prekura janë mbi 50 vjeç.

Specialistët e shëndetit publik tregojnë disa nga arsyet e rritjes së sëmundshmërisë nga kanceri i gjirit.

Referuar hartës së sëmundshmërisë, qytetet më të mëdha mbajnë dhe numrin më të lartë të rasteve me kancer të gjirit.

Specialistët e shëndetit publik bëjnë thirrje për kontrolle periodike. Nuk ka vend për neglizhencë dhe as për hezitim. Vitin e kaluar humbën betejën me kancerin e gjirit 214 gra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos