Messi pritet t’i thotë lamtumirë Argjentinës të dielën

2 Tetor 2026 | 16:52

Lionel Messi pritet t’i bashkohet grumbullimit të Kombëtares së Argjentinës të dielën, pas ndeshjes ndaj Burkina Fasos, në atë që mund të jetë paraqitja e tij e fundit me fanellën e kombëtares në shtëpi.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë të ditur se Messi pritet të mbërrijë në grumbullim pas përfundimit të ndeshjes, duke theksuar rëndësinë që kjo paraqitje ka për yllin argjentinas.
“Leo Messi pritet të bashkohet me ekipin të dielën, pas ndeshjes ndaj Burkina Fasos”, ka deklaruar Scaloni.
Trajneri argjentinas ka treguar se ka bërë përpjekje që Messi të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje, duke theksuar se një futbollist me përmasat e tij e meriton një moment të tillë.
“Ne e dinim gjithçka që ai po kalonte, por megjithatë ai donte të vinte dhe t’u thoshte lamtumirë njerëzve të tij”, ka thënë Scaloni.
Sipas tij, ceremonia e lamtumirës duhet të zhvillohet tani, pasi e ardhmja është e pasigurt dhe një moment i tillë mund të mos ketë të njëjtën magji në një tjetër kohë.
Scaloni ka bërë të ditur gjithashtu se ka biseduar personalisht me Messin për ta bindur që ky është momenti i duhur, ndërsa në këtë proces kanë kontribuar edhe Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) dhe presidenti i saj, Claudio “Chiqui” Tapia.

“Është diçka shumë e bukur dhe Lionel Messi e meriton më shumë se kushdo”, ka deklaruar Scaloni.
Nëse gjithçka realizohet sipas planit, kjo do të jetë një lamtumirë simbolike për Messin në Ezeiza, pas më shumë se 20 vitesh me Kombëtaren e Argjentinës dhe një epoke të jashtëzakonshme të karrierës së tij ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhegrova tregon pse qëndroi te Juventus

Edon Zhegrova ka treguar arsyen pse vendosi të qëndronte te Juventusi, pavarësisht të ardhmes jo të qartë në afatin kalimtar të verës. Ai ka folur...
15:53 | 02/10/2026

Manchester City apelon vendimin financiar të Premier League

Manchester City ka paraqitur një ankesë kundër një vendimi të komisionit të pavarur që e shpalli klubin fajtor për shkelje të rënda të rregullave financiare...
13:34 | 02/10/2026

Rasti “Negreira”, Barcelona: UEFA nuk ka hapur asnjë procedurë të re kundër nesh

Barcelona ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me raportimet e fundit për riaktivizimin e supozuar të procedurave të UEFA-s në rastin Negreira. Barcelona në...
13:08 | 02/10/2026