Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Protestuesit e mbështetën pas pemës dhe nisën ta sulmonin, deputeti demokrat Tritan Shehu e largoi nga turma e zemëruar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit e mbështetën pas pemës dhe nisën ta sulmonin,
Tritan Shehu largon Erion Braçen nga turma e zemëruar

Deputeti socialist Erion Braçe është përballur këtë të premte me një situatë të vështirë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku po diskutohej për Reformën Administrativo-Territoriale. Jashtë ishin mbledhur qytetarë të zemëruar të Memaliajt dhe Fushë Arrëzit, të cilët e kanë quajtur "hajdut", i hodhën ujë dhe e sulmuan fizikisht.

Siç shihet edhe nga pamjet, Erion Braçe futet mes turmës dhe u kërkon llogari për ofendimet e ujin që i hodhën në fytyrë, ndërsa disa prej tyre nisin menjëherë të reagojnë ashpër dhe e shtyjnë derisa ai përfundon pas pemës.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe kolegut demokrat Tritan Shehu, të cilët e kanë larguar nga turma e zemëruar.

Në mes të gjithë situatës së tensionuar, ra në sy reagimi solidar i kolegut Tritan Shehu, i cili pavarësisht se është kundërshtar politik me Erion Braçen, guxoi të ndërhynte dhe e mbajti larg socialistin nga turma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese