web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Miqësorja, Pogradeci triumfon ndaj Skënderbeut

2 Tetor 2026, 16:58, Sport CNA

Miqësorja, Pogradeci triumfon ndaj Skënderbeut

Pogradeci dhe Skënderbeu shfrytëzuan pauzën e ndeshjeve të Kombëtares për të zhvilluar një përballje miqësore përgatitore.

Testi i zhvilluar mes dy ekipeve dhuroi emocione deri në sekondat e fundit, ku liqenorët fituan me rezultatin 2-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa zhbllokimi i shifrave erdhi vetëm në minutën e 61-të.

Sulmuesi ganez Frimpong kaloi Pogradecin në avantazh pas një aksioni interesant dhe një gjuajtjeje nga kufijtë e zonës. Reagimi i korçarëve nuk mungoi, pasi pak minuta më vonë Grazhdani barazoi shifrat me një goditje me kokë.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Frimpong shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes kundërshtare në minutat shtesë. Me këtë gol të dytë personal, sulmuesi ganez vulosi triumfin e Pogradecit në këtë sfidë.





Lajmet e fundit nga