Humbjet e energjisë, Kukësi në krye me 34.9%, Fieri më i ulëti
Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes kanë vijuar të bien edhe gjatë vitit 2026. Në tetë muajt e parë të vitit, humbjet totale zbritën në 15.6%, nga 16.96% që ishin në fund të vitit 2025. Por diferencat mes rajoneve mbeten të mëdha.
Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Kukësi kryeson me humbjet më të larta, cka tregon se pervec humbjeve teknike qe krijohen nga amortizimi ne rrjet, edhe vjedhjet neper matësa janë te larta.
Në këtë zonë, 34.9% e energjisë së futur në rrjet rezulton e humbur. Pas Kukësit renditet Shkodra, me 29.06%, ndërsa në disa qarqe humbjet kanë zbritur nën 10% në tre rajone.
Në totalin e drejtorive rajonale, norma e humbjeve zbriti në 14.5%, nga 15.9% në vitin 2025. Duke përfshirë edhe humbjet në tensionin e lartë dhe elementët e tjerë të bilancit energjetik, humbjet totale në rrjetin e OSSH-së rezultuan në 15.6%.
Në total, treguesi është përmirësuar me rreth 3.3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023, kur humbjet ishin 18.93%.
OSSH parashikon që viti 2026 të mbyllet me humbje rreth 15.9% në rrjetin e shpërndarjes.
BSH: Konsumatorët dhe bizneset rrisin besimin në ekonomi
Kreditë për blerje banese, interesat bankare arritën 3.8% në lek dhe 5% në euro
Malaj me misionin e FMN: Përmirësime në planifikimin e investimeve publike
- 17:12 Hetimet për vdekjen e Mazonakis, policia kontrollon sërish banesën e tij, kërkohen prova dixhitale
- 16:52 Messi pritet t’i thotë lamtumirë Argjentinës të dielën
- 16:48 Von der Leyen në Shkup: Maqedonia e Veriut i përket BE-së
- 16:43 Greqi, dy turistë sllovenë bien nga muret e Hendekut Perëndimor, në gjendje të rëndë
- 16:41 Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë
- 16:27 Netanyahu: Po hetojmë nëse piloti që sulmoi avionin veproi i vetëm, përgjegjësit do përballen me pasoja