Hetimet për vdekjen e Mazonakis, policia kontrollon sërish banesën e tij, kërkohen prova dixhitale
Policia greke ka kryer një kontroll të dytë në banesën e këngëtarit Giorgos Mazonakis në Voula, në kuadër të hetimit për rrethanat e vdekjes së tij gjatë një procedure mjekësore.
Kontrolli u zhvillua sot në mesditë, në rrugën Areos, në prani të një prokurori dhe nënës së këngëtarit. Oficerë nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Athinës dhe një ekip i Drejtorisë së Hetimeve Penale kërkuan pajisje dhe prova dixhitale që mund të ndihmojnë në zbardhjen e çështjes.
Kontrolli u krye me urdhër të hetuesit që po merret me rastin, pas deklaratave të reja të dhëna nga persona të përfshirë në hetim. Autoritetet po kërkojnë të dhëna që mund t’u japin përgjigje disa prej pyetjeve kryesore në lidhje me vdekjen e këngëtarit.
Hetimi vjen gjithashtu pas vendimit të Këshillit të Gjykatave të Kundërvajtjeve të Athinës për heqjen e konfidencialitetit të komunikimeve dhe shqyrtimin e pajisjeve dixhitale që i përkisnin Mazonakis, dy mjekëve të përfshirë në çështje dhe tre punonjësve të një zyre në rrugën Karneadou.
Mazonakis, 54 vjeç, vdiq më 9 shtator pasi pësoi arrest kardiak gjatë një procedure plazmafereze në një klinikë private. Procedura konsiston në heqjen, filtrimin dhe rikthimin e plazmës së gjakut në trup.
Sipas të dhënave të hetimit, klinika reklamonte shërbime të lidhura me jetëgjatësinë dhe trajtimet kundër plakjes, por pretendohet se nuk kishte licencën e nevojshme për kryerjen e plazmaferezës, një procedurë që lejohet të kryhet vetëm në spitale të pajisura.
Dy mjekët e përfshirë në çështje janë akuzuar për vrasje me dashje, por i mohojnë akuzat dhe çdo shkelje.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po mbledhin prova dhe të dhëna të tjera që do t’i ndihmojnë hetuesit të plotësojnë dosjen e çështjes.
Greqi, dy turistë sllovenë bien nga muret e Hendekut Perëndimor, në gjendje të rëndë
Greqi, shkatërrohet skema e mashtrimit me kriptomonedha, 17 të arrestuar
Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet
- 16:52 Messi pritet t’i thotë lamtumirë Argjentinës të dielën
- 16:48 Von der Leyen në Shkup: Maqedonia e Veriut i përket BE-së
- 16:43 Greqi, dy turistë sllovenë bien nga muret e Hendekut Perëndimor, në gjendje të rëndë
- 16:41 Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë
- 16:27 Netanyahu: Po hetojmë nëse piloti që sulmoi avionin veproi i vetëm, përgjegjësit do përballen me pasoja
- 16:25 Ish-burri i Halle Berry e akuzon për abuzim me të birin, gjykata urdhëron një urdhër mbrojtjeje kundër aktores