SPAK ka zhvilluar kontrolle në banesën e biznesmenit Ron Yeffet, në periferi të Tiranës, në kuadër të hetimeve pas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për trafik armësh.
Kontrollet janë kryer me vendim gjykate dhe me kërkesë të SPAK, ndërsa hetimi lidhet me dyshimet e ngritura për aktivitetin e disa kompanive në sektorin e mbrojtjes.
Mësohet se kontrolle janë zhvilluar edhe në ambiente të tjera të lidhura me çështjen, ndërsa janë sekuestruar dokumente dhe materiale që do të shqyrtohen nga hetuesit.
Hetimet vijojnë për të verifikuar akuzat dhe rolin e personave apo kompanive të përmendura në materialet e bëra publike nga Ahmetaj.


