Përplasi për vdekje 7-vjeçarin pranë shkollës, Gjykata rrëzon kërkesën e Petri Bozos për ndryshim mase

02/10/2026 17:50

Gjykata rrëzoi kërkesën e producentit Petri Bozo i cili kërkoi të ndryshonte masa nga arrest në shtëpi ne detyrim paraqitje.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Bozo kishte dorëzuar disa ftesa ku sipas tij nga data 24 tetor deri në 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin e Miss Globe në Tajlandë.

Gjyqtarja e Elbasanit Suela lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës dhe shpalli arrest shtëpiak për të.

Top Channel