2 Tetor 2026, 17:10
Nga E. D
pamjet
SHBA- Një 15-vjeçare në Pensilvani është duartrokitur si 'heroinë', ku pas një veprimi të shpejtë parandaloi një aksident të rëndë. Nxënësja Alexis Smith ndërhyri pasi shoferi i autobusit të shkollës humbi ndjenjat në timon dhe arriti ta ndalonte mjetin.
Ngjarja ndodhi në mes të shtatorit dhe u regjistrua nga kamerat e sigurisë brenda autobusit. Në pamje shihen disa nxënës që po përgatiteshin të zbrisnin në një prej stacioneve, por, ndërsa autobusi ishte ndaluar, ai nisi papritur të lëvizte sërish. Një prej nxënësve i kërkon shoferit të hapë derën, por nuk mori asnjë përgjigje.
Nxënësit e kuptuan situatën brenda pak sekondash dhe disa nxënës u nisën drejt pjesës së përparme të autobusit. Në mes të kaosit, Alexis Smith ngrihet me shpejtësi nga sedilja dhe shkon drejt shoferit. Ajo arrin të shtypë frenat dhe të ndalojë autobusin. Pas ndalimit të mjetit, 15-vjeçarja përdori radion për të kërkuar ndihmë emergjente dhe njoftoi se shoferi kishte humbur ndjenjat.
Smith dhe nxënësit e tjerë që ndodheshin pranë shoferit qëndruan me të dhe e kontrolluan deri në mbërritjen e ekipeve mjekësore. Distrikti Shkollor Hollidaysburg Area e vlerësoi publikisht 15-vjeçaren për reagimin e saj të shpejtë dhe ndihmën që i dha shoferit gjatë emergjencës.
Shoferi u rikuperua pas incidentit dhe sipas raportimeve lokale, ai u rikthye në punë para fundit të muajit. Pas ngjarjes, Smith ka treguar se nuk u mendua gjatë për atë që duhej të bënte. Për të, gjithçka ndodhi në vetëm pak sekonda, në një moment kur çdo vonesë mund të kishte pasoja serioze./Dosja.al
pensilvani
Bota
2 Tetor 2026, 17:00
G.M
Donald Trump
SHBA- Vendet e G7 kanë rënë dakord të koordinojnë nxjerrjen në treg të 100 milionë fuçive naft&...
Bota
2 Tetor 2026, 16:27
G.M
Kiev
UKRAINË- Një valë sulmesh me dronë rusë ka shkaktuar kaos në Kiev, duke mbyllur disa ura kryesore dhe duke bllokuar traf...
Bota
2 Tetor 2026, 15:58
G.M
Kancelari gjerman Friedrich Merz
GJERMANI- CDU e kancelarit Friedrich Merz ka pësuar humbje të njëpasnjëshme në zgjedhjet raj...
Bota
2 Tetor 2026, 15:30
G.M
Flydubai
ARABIA SAUDITE- Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka cilësuar si akt terrorist incidentin në fluturimin...
Bota
2 Tetor 2026, 14:55
E.d
Foto ilustruse
ALGJERIA- Dhoma e ulët e parlamentit të Algjerisë votoi të enjten për të zgjeruar dënimin me vdekje ...
Bota
2 Tetor 2026, 14:31
G.M
Oficerët e policisë ruajnë një zonë pranë RAF Fairford, një bazë ajrore në Fairford
ANGLI- Policia britan...
Bota
2 Tetor 2026, 14:13
G.M
Donald Trumo, Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjeti...
Bota
2 Tetor 2026, 14:12
E.d
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin i ka urdhëruar udhëheqjes ushtarake të Rusisë të brakti...
Bota
2 Tetor 2026, 13:41
G.M
Foto ilustruese
HAITI- Të paktën 5,700 persona janë vrarë ose plagosur në Haiti që nga fillimi i vitit, në një koh&...
Bota
2 Tetor 2026, 13:02
G.M
pamje
TURQI- Pesë punëtorë humbën jetën në një shembje miniere në Soma, provinca Manisa, në Turqinë per&e...