Denoncimi: Fqinji na ka bllokuar rrugën për te toka! Prej 17 vitesh jemi në konflikt pa zgjidhje
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...
Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një problem pronësie dhe aksesi në rrugë. Sipas saj, familja e saj prej vi...
Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të...
Kompozitori Adrian Hila është proceduar penalisht nga policia. Hetimi ndaj tij do vijojë në gjendje të lirë, ndërsa veprime...
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka urdhëruar udhëheqjes ushtarake të Rusisë të braktisë rregullat e luftës, duke shkaktuar...
Presidenti zviceran Guy Parmelin njoftoi të premten se do të largohet nga qeveria në fund të vitit, në një veprim të paprit...
Nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i PL, Tedi Blushi i cilësoi deputetët e PS si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers, term në të ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë...
SPAK ka zhvilluar kontrolle në disa ambiente në kuadër të një hetimi që po vijon, ndërsa në fokus të veprimeve heti...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeff...
Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Denisa Vata u shpreh se Reforma Territoriale po udhëhiqet nga interesi politik i mazhorancës. Në dekla...
Vetëm 1 vit pas themelimit të saj, shoqëria aksionare “Timak Defence” me pronarë “KAYO”, e përfaqësuar nga drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, dhe “Timak”, e përfaqësuar nga Manjola Kasneci, është vënë në qendër të një hetimi të hapur tashmë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Ndërkohë që në krye të shoqërisë aksionare “Timak Defence” qëndron Arjeta Puca, e cila në cilësinë e administratores ka marrë përsipër të hyjë në lojën e errët të tregtisë së armëve dhe municioneve, me një shtetas izraelit, të quajtur Ron Yeffet, i cili është dhe mik në punët e pista të kryeministrit, Edi Rama.
Në fakt emri i Arjeta Pucës është lakuar si pronare “në hije” e kësaj kompanie, pavarësisht se në letra është vendosur emri i një punëtoreje të saj, siç është Manjola Kasneci. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, i thanë gazetarit Elton Qyno, se Arjeta Puca është një bashkëpunëtore 1-vjeçare e shtetasit izraelit, Ron Yeffet, ndaj hija e këtij të fundit qëndron pikërisht pas emrit të Arjeta Pucës tek kompania “Timak Defence”.
Fillimisht së bashku ata janë bashkuar në vitin 2025, kur në muajin qershor 2025, Ron Yeffet vendosi të blejë 49 për qind të aksioneve të kompanisë private “Timak” që administrohej nga Arjeta Puca. Kjo e fundit vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve kundrejt një shume prej 490 mijë lekësh të vjetra tek izraeliti, Yeffet. Mirëpo në të njëjtën datë, izraeliti ka blerë sërish 49 për qind të aksioneve të kompanisë “Timak Special Vehicles”, kompani kjo që zotërohej 100 për qind nga Arjeta Puca. Sërish çmimi i shitjes në kontratë është fiksuar në shumën prej 490 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë gati 1 muaj më pas, është biznesmenia, Arjeta Puca, që vendos të blejë 50 për qind të aksioneve tek Ron Yeffet, pikërisht tek kompania “Uno18”, e cila është themeluar nga Yeffet në muajin shtator 2024.
Ndërsa në 11 qershor 2026, të dy së bashku, Arjeta Puca dhe izraeliti Ron Yeffet, vendosin të hapin një kompani së bashku, të cilën e kanë quajtur “Timak Aviation”, ku secili prej tyre zotëron 50 për qind të aksioneve.
Mes një zinxhiri kontratash për blerje aksionesh dhe hapjen e kompanive të reja, në këtë skemë shqiptaro-izraelite, hyri dhe Shteti Shqiptar përmes Ministrisë së Mbrojtjes, e cila 1 vit më parë themeloi një shoqëri aksionare “Timak Defence” me pronarë ndërmarrjen “Kayo” 20 për qind dhe “Timak” 80 për qind.
Por në këtë vorbull biznesi me shpresën se Shqipëria do prodhojë armë dhe do eksportojë tek partnerët e saj, kanë lindur dyshime të forta për një skemë të mirëmenduar të trafikut të armëve nga Sudani në Shqipëri dhe më pas në shtete të tjerë që janë në konflikte luftarake.
Përgjimet e transmetuara në “Syri TV” nga ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, kanë nxjerrë zbuluar akoma dhe më tepër këtë skemë të errët të biznesit të pisët që Ron Yeffet ka nisur të bëjë me paratë e shqiptarëve, që lëvrohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Përgjimet e publikuara flasin për një “plaçkë” të mirë që Ron Yeffet ka kapur në Shqipëri, dhe për këtë gjë është orientuar të bashkëpunojë me Arjeta Pucën dhe një shoqëri shtetërore që drejtohet nga Ardi Veliu.
Ai shprehet në përgjime telefonike se është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama, për të mbaruar të gjitha punët e pista të tij, ndaj nisur nga kjo e ndjente veten si një Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.Brenda një kohe të shkurtër, nga 29 tetori 2025 deri në 18 gusht 2026, “Timak Defence” arriti të arkëtojë një shumë financiare nga thesari i shtetit, prej 2.9 miliardë lekësh.Pjesa më e madhe e pagesave janë lëvruar nga Ministria e Mbrojtjes, duke përdorur llogarinë e thesarit të Repartit Ushtarak Nr. 3001, që i bie të jetë Forca Ajrore e Shqipërisë, dhe Reparti Ushtarak Nr. 4300.
Kjo shifër është vetëm ajo që duket për “Timak Defence”, pasi ekzistojnë dhe disa transaksione të tjera që flasin për prokurime të drejtpërdrejta.
Përgjimet dhe shpejtësia e lëvrimit të lekëve nga buxheti i shtetit tek Timak Defence, ka sjellë në fillim të muajit shtator 2026 çeljen e një hetimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku vetëm ditën e sotme janë kryer disa kontrolle në banesat e Arjeta Pucës, Manjola Kasnecit, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut. Njëherësh, kontrollet janë kryer dhe në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku janë tërhequr dokumente lidhur me disa tendera dhe projekte ushtarake.
Nuk dihet me saktësi se çfarë konkretisht ka sekuestruar SPAK dhe BKH në 4 banesat e kontrolluara ditën e sotme në Tiranë. Por ky është sinjali i parë hetimor ndaj këtij grupi zyrtarësh dhe biznesmenësh që kanë zgjedhur të hyjnë në trafikun e armëve./syri
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me hetimet e SPAK për kompanin...
Diskutimet për territorialen kanë shkaktuar sërish debat mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. Gjatë diskutim...
Nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i PL, Tedi Blushi i cilësoi deputetët e PS si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers, term në të ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht hapat e parë konsultues me subjektet politike në vend për shtrirjen e teknologjisë...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK kontrolloi banesën e biznesmenit shqiptaro-izraelit Ron Yeff...
Nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Denisa Vata u shpreh se Reforma Territoriale po udhëhiqet nga interesi politik i mazhorancës. Në dekla...
PD ka depozituar në Kuvend amendimet nëpërmjet të cilit kërkon ndryshimet e projektligjit të qeverisë për krijimin e r...
“Ne ishim në shesh më 24 maj në Porta Ticinese. Na e ndryshuan vendndodhjen, por kjo nuk ndryshon motivimin tonë dhe dëshir&eum...
Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për ndarjen e re territoriale ka shkaktuar krahas debateve edhe batuta dhe të qeshura. Ka qenë deputet...
Një ditë më parë, Edi Rama, deklaroi në një aktivitet për prezantimin e një kulle të re në Parkun Rinia, se ...