web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie dhe emri i Adnan Xholit/ Ngushtohet lista e prokurorëve që mund të kenë takuar Ergys Agasin

2 Tetor 2026, 17:29, Aktualitet CNA

Bie dhe emri i Adnan Xholit/ Ngushtohet lista e prokurorëve që mund

Sot, në media u pranua publikisht nga SPAK-u se ka pasur një ose më shumë anëtarë të trupës së tyre që mund të jenë takuar me të arrestuarin Ergys Agasi të shumëpërfolur në javët e fundit. (LEXO KETU)

CNA bëri një renditje të emrave dhe një deduksion logjik të fakteve dhe çështjeve që kanë ndodhur kohët e fundit.

Ne përjashtuam zonjat prokurore, disa emra prokurorësh për shkak të shumë rrethanave, pra prokurorët e çështjes apo prokurorët e sulmuar nga mediat afër Ergys Agasit dhe Erion Veliajt dhe finalizuam një listë me 9 emra.  

Mënjeherë pas publikimit të saj, disa ndërhyrje erdhën në redaksinë tonë në lidhje me prokurorin Adnan Xholi apo në emër të tij nga persona të tretë, që me sa duket për shkak të rrethanave dhe njohjes miqësore kanë menduar që të ndihmojnë me ndërhyrje prokurorin në fjalë.  

CNA i shkoj më tej verifikimit të informacionit dhe burime zyrtare pranë SPAK i thanë medias sonë se prokurori Adnan Xholi nuk është ndër emrat që mund të kenë takuar shtetasin Ergys Agasi.  

Pra, nga lista prej 9 emrash bie dhe një emër tjetër, ai i Adnan Xholit, duke e ngushtuar këtë listë në 8 emra, duke bërë që tashmë të presim në vijim nga hetimet e SPAK për të mësuar se kush është emri që e ka takuar.

Ka kryer ose jo një vepër penale, kjo është çështje e hetimit të SPAK, por është mjaft e rëndësishme që kushdo që të ketë qenë nga prokurorët që e ka takuar Ergys Agasin, për arsye etike dhe morale duhet të jepte dorëheqjen nga ky institucion.  

Por lista me 8 emra është: Alfred Shehu, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elvin Gokaj, Ened Nakuçi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara./ CNA





Lajmet e fundit nga