2 Tetor 2026, 17:31
Nga E. D
Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani
TIRANË- Procesi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm vijon të mbetet në vendnumëro pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka dështuar që gjatë shtatë mbledhjeve plenare të zhvilluara prej 28 gushtit, të shqyrtojë kërkesën e dy kandidatëve për përjashtimin e dy anëtarëve të këtij këshilli nga procedura e përzgjedhjes.
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u fut në ngërç pas kërkesës së kandidatit Ylli Pjetërnikaj për përjashtimin e anëtarit Vatë Staka nga procesi i vlerësimit të aplikantëve, me pretendimin se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Kërkesa e Pjetërnikajt u pasua nga një seri kërkesash të anëtarëve të KLP-së për përjashtimin e njëri-tjetrit, duke e bërë të pamundur në disa mbledhje krijimin e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje.
Shqyrtimi kërkesave për përjashtim mes anëtarëve u përmbyllën në mbledhjen plenare të premten, më 2 tetor, kur me shumicën e votave, u pranua kërkesa e anëtarit Vatë Staka për përjashtimin e kolegut Zeqir Hoda nga shqyrtimi kërkesës së Pjetërnikës, si dhe nga procedura e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.
Përveç Pjetërnikës që kërkon përjashtimin e Stakës nga procedura e përzgjedhjes, edhe kandidatja Arta Marku kërkon të njëjtën gjë për anëtarin Sokol Stojani. Këshilli njoftoi se mbledhja e radhës kur pritet të shqyrtohen këto kërkesa, do të zhvillohet më datë 7 tetor.
Situata e krijuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në procedurën e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, ka ngritur shqetësime tek trupa e prokurorëve.
“Shoqata e Prokurorëve vlerëson se situata e krijuar është shqetësuese dhe kërkon marrjen e masave të përshtatshme, në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor, pa vonesa të mëtejshme. Kërkesat për përjashtim duhen shqyrtuar me seriozitet, sepse paanshmëria është kusht thelbësor për besueshmërinë e procesit. Por kjo garanci procedurale nuk duhet të shndërrohet në një cikël kërkesash të ndërsjella që paralizon vendimmarrjen e KLP-së”, vërejti Shoqata e Prokurorëve, bazuar në pyetjet që BIRN i drejtoi lidhur me situatën e krijuar në KLP.
Sipas shoqatës, tejkalimi i afateve dhe bllokimi i procedurës cenojnë rregullsinë dhe besueshmërinë e procesit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Po ashtu, nënvizohet se mandati i përcaktuar i këtij funksioni kërkon që KLP të veprojë në kohë dhe me përgjegjësi, duke zgjidhur kërkesat për përjashtim përmes vendimeve të arsyetuara dhe transparente.
“Pa paragjykuar themelin e kërkesave, zgjatja e këtij ngërçi dëmton autoritetin e KLP-së, funksionimin normal të sistemit prokurorial, si dhe besimin e opinionit publik te sistemi i drejtësisë në tërësi. KLP ka përgjegjësinë të sigurojë një proces njëkohësisht të paanshëm dhe funksional, i cili nuk mund të mbetet peng i mosmarrëveshjeve të brendshme. Edhe prokurorët presin që Këshilli të kapërcejë ngërçin dhe të garantojë vijimin e procedurës, në respekt të plotë të ligjit”, përfundon Shoqata e Prokurorëve.
Si pasojë e këkresave të njëpasnjëeshme mes anëtarëve për përjashtimin e tyre, u tejkaluan afatet e procedurës së verifikimit të kandidatëve. Në mbledhjen e datës 18 shtator, në tejkalim të këtij afati, këshilli ra dakord që administrata t’i dërgonte Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI, deklaratat e pasurisë së pesë kandidatëve për verifikim.
Mandati 7-vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm aktual, Olsian Çela përfundon më 5 dhjetor. Sipas përcaktimeve kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi. Po ashtu, në Kushtetutë përcaktohet se një prej rasteve kur përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, është kur i përfundon mandati 7-vjeçar, ç’ka e bënë të pamundur që kryeprokurori aktual të vijojë të qëndrojë në detyrë jashtë mandatit, nëse nuk është përzgjedhur ende pasuesi i tij.
Pesë kandidatët që janë në garë për një mandat shtatëvjeçar si Prokuror i Përgjithshëm janë: prokurori i SPAK, Adnan Xholi; ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, aktualisht prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë; prokurorja pranë Eurojust, Fatjona Memçaj; prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto; si dhe prokurori Ylli Pjetërnikaj, aktualisht pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës./BIRN
klp
Aktualitet
2 Tetor 2026, 16:09
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memo...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:50
E. D
Amy Carnie dhe Artur Metani
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, po zhvillon një vizitë pune në Uashin...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 15:34
E. D
TIRANË- Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Animals Need Me” prezantoi të dhënat e një indeksi për mirëqe...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- SPAK ka zgjeruar hetimet e tij, ku pas kontrolleve në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet, e cila ndo...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 14:30
E.d
Aktivistët në Prishtinë
KOSOVA- Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme para mabienteve të Ministrisë së D...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:51
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja kanë dal nga të shtënat me armë pranë fushës së Ali Demit mbrëmjen...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:35
E.d
SPAK
TIRANA- SPAK ka kryer ditën e sotme një kontroll në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan, Ron Yeffet, e cila ndodhet në p...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:20
I.A
Ron Yeffet
TIRANA- SPAK dhe BKH kanë zhvilluar ditën e sotme një kontroll në banesën e Ron Yeffet, e cila ndodhet në periferi...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 13:02
E.d
Foto ilustruse
Humbja e qasjes në llogaritë e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqetësim disa pronarëve të bizneseve në Kosovë...
Aktualitet
2 Tetor 2026, 12:54
I.A
Balfin
Dy media në Shqipëri dhe Kosovë përballen me procese gjyqësore në Austri, pasi Gjykata Penale Rajonale e Vjenës (...