Shqipëria mbyll përgatitjet për Finlandën, Maran merr lajmin e mirë për grupin e lojtarëve
Kombëtarja ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.
Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.
Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor, në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.
“Të Jesh”, Elbasani në ritmin e teatrit bashkëkohor, nis edicioni i 28-të i “Skampa”
Rama dhuron gjak, vijon tradita në Kryeministri: “Dhuro gjak, shpëto jetë”
“Armiku po e shkatërron qytetin”, kryebashkiaku Klitschko ngre alarmin: Kievi në situatë dramatike
- 17:47 “Të Jesh”, Elbasani në ritmin e teatrit bashkëkohor, nis edicioni i 28-të i “Skampa”
- 17:17 Bardhi: Mazhoranca po bllokon Komisionin Hetimor për KAYO-n
- 17:14 Ushqimet e ëmbla gjatë trajtimit me antibiotik dëmtojnë mikrobiomën e zorrëve
- 17:12 Humbjet e energjisë, Kukësi në krye me 34.9%, Fieri më i ulëti
- 17:12 Hetimet për vdekjen e Mazonakis, policia kontrollon sërish banesën e tij, kërkohen prova dixhitale
- 16:52 Messi pritet t’i thotë lamtumirë Argjentinës të dielën