Portugalia nuk pati një pritje aspak të qetë në rikthimin në atdhe, në prag të ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve. Momente tensioni u regjistruan në aeroportin “Francisco Sá Carneiro” të Portos, ku tifozët u kthyen kundër trajnerit Jorge Jesus pas përplasjes së fortë me Cristiano Ronaldon.
Kombëtarja portugeze kishte mbërritur në Porto për të përgatitur ndeshjen e së dielës ndaj Norvegjisë, që do të luhet në stadiumin “Estádio do Dragão”. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, skuadra u shoqërua nga policia, e cila ndërhyri për të rikthyer qetësinë.
Teksa grupi po largohej nga terminali në drejtim të autobusit të ekipit, një tifoz iu drejtua trajnerit Jorge Jesus me një seri të gjatë ofendimesh.
“Nuk vlen asgjë, JJ! Je një turp! Ke një ego sa Kulla Eifel! Nuk vlen as një thua i CR7, as sa thoi më i vogël i këmbës së tij! Nuk vlen asgjë!”, ishin disa nga fjalët e tifozit, sipas gazetës portugeze “A Bola”.
Tifozi vijoi sulmin ndaj trajnerit duke lavdëruar Cristiano Ronaldon: “Ai është sportisti më i madh portugez i të gjitha kohërave! Je një turp! Mblidh mendjen! Shko bëj një tjetër konferencë për shtyp dhe thuaj se je më i miri!”
Në fund, ai e mbylli me një tjetër thumbim ndaj trajnerit: “Sot do të të çoj në majë të Kullës së Clérigos, që egoja jote të mund të fryhet edhe më shumë!”

© SYRI.net
Kombëtarja mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës
Van Dijk, një tjetër gol me kokë ndaj Greqisë: statistika është e pabesueshme
Real Madrid sqaron udhëtimin e Mbappé-së në Paris gjatë rikuperimit nga dëmtimiBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: