Sport

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet në Helsinki, gati për sfidën ndaj Finlandës!

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe stafi i tij kanë pasur në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, të cilët janë në gjendje optimale për sfidën e nesërme. Në seancën e fundit stërvitore, skuadra zhvilloi ushtrime fizike, punoi për skemat taktike dhe provoi goditjet standarde.

Ndërkohë, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Luis Hasa, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë, është rikuperuar pas temperaturës së lartë.

Hasa ka nisur një program të personalizuar stërvitor pranë Klinikës së Kombëtares dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos, më 6 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Shqipëria do të përballet nesër me Finlandën në orën 15:00, në stadiumin “Helsinki Olympic”, në ndeshjen e tretë të saj në UEFA Nations League.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur përpara ndeshjes me Finlandën.

LEXO EDHE: Presidenti i UEFA-s, kritik i ashpër ndaj Infantinos: Është koha ta themi këtë, futbolli nuk ka nevojë për perandorë

Në konferencën për shtyp, ai tregoi se çfarë duhet për të mundur Finlandën, ndërsa foli edhe për lojtarët që ende nuk kanë debutuar me ekipin, edhe pse janë grumbulluar.

“Finlanda është skuadër e ashpër që të përballesh me të. Ka të bëj dhe pozicionimi për të bllokuar lojtarët në fushë.  E rëndësishme është shërbimi që mund të marrim nga lojtarët. Që ne të jemi kompetitiv, duhet të shtyjmë pak më tepër dhe që lojtarët të japin më shumë se 100% i tyre. Sabah Kerjota? Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra sepse ishin shumë ndeshje. Nuk ishte momenti për t’iu bashkuar ende me ekipin, por në të ardhmen do të kenë mundësitë e tyre”, tha Maran.