AKTUALITET /

Ndryshimet në Kodin Penal/ Publikimi i detajeve nga hetimet, ndjekje penale dhe dëmshpërblim për të dëmtuarin! Reagon shoqata e gazetarëve

Drafti parashikon ndalim edhe të akteve hetimore paraprake që nuk janë të mbrojtura nga sekreti hetimor,

Shkruar nga Versus

Ndryshimet në Kodin Penal/ Publikimi i detajeve nga hetimet, ndjekje penale

Kodi i ri Penal i cili është hedhur për konsultim publik, parashikon ndër 105 nenet e saj të rregulluara dhe një masë për publikimin e materialeve nga dosjet hetimore.

Sipas nenit 103 dhe 104, thuhet se ndalohet shpërndarja, apo publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të procedimit penal që janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, si dhe i përmbajtjes së tyre, nga organet proceduese, i pandehuri dhe mbrojtësi, viktima ose trashëgimtarët e tij, si dhe nga ekspertët ose persona të tjerë që kanë marrë dijeni mbi aktet për shkak të cilësive të tyre zyrtare.

Drafti parashikon ndalim edhe të akteve hetimore paraprake që nuk janë të mbrojtura nga sekreti hetimor, ndërkohë që parashikohen mekanizma ankues për viktimën dhe penalizues për shkelësit.

Në nenin 104 thuhet se çdo person që, si pasojë e shkeljes së mësipërme, i shkakton dëm një personi tjetër, mban përgjegjësi civile për shpërblimin e dëmit të shkaktuar, ndërkohë që mund të ndiqet edhe penalisht.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësim për disa prej ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke argumentuar se ato mund të prekin lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për informim.

Në një qëndrim paraprak, AGSH kundërshton veçanërisht propozimin që gazetarët dhe mediat të marrin autorizim gjyqësor përpara publikimit të dokumenteve të procedimeve penale që kanë në zotërim.

Sipas AGSH-së, një mekanizëm i tillë mund të konsiderohet si një formë kontrolli paraprak mbi publikimin e informacionit nga mediat./Versus.al

 

   Ndryshimet në Kodin Penal/ Publikimi i detajeve nga hetimet, ndjekje penale Ndryshimet në Kodin Penal/ Publikimi i detajeve nga hetimet, ndjekje penale      

 

Poll