Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ në SYRI TV, me moderator Bled Marku, ka komentuar zhvillimet politike, hetimet e SPAK-ut dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale.
Duke folur për ndërtimet e kullave në Tiranë, Xhixho i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë burimin e financimit të tyre.
Sipas Xhixhos, hetimi nuk duhet të fokusohet vetëm te pastrimi i parave, por edhe te pasojat që, sipas saj, sjell përdorimi i parave të paligjshme në ekonomi.
Ajo e lidhi këtë situatë edhe me çmimet e apartamenteve dhe largimin e të rinjve nga vendi.
‘Absolutisht. Tani SPAK-u i ka kullat në mes të Tiranës. Nuk është e vështirë, nuk është e vështirë dhe mjafton të krahasosh atë pikëpyetje që bënte dhe Guardian se si ka mundësi të mund të përballojë Shqipëria këto kulla me një kosto të jashtëzakonshme, një vend me pagat më të ulëta në rajon.
Më kupton pra, ti e ke shumë lehtësisht të verifikueshme. Pra dhe goditjen ndaj unë e nxis SPAK-un dhe prokurorët që të hetojnë, sepse nuk është çështja që po pastrojmë disa para. Këtu po shkatërrojmë ekonominë e vendit, sepse ti po e drejton drejt ndërtimit çdo gjë dhe drejt parasë së pistë.
Pra, ti duhet të merresh me drogë, me pastrim parash se ndryshe nuk ia del dot në këtë vend. Po nxit shpopullimin, se një çift i ri që nuk përballon dot një apartament do largohet.
S'ka çfarë të bëjë, se nuk e përballon dot koston. Pra, paraja e drogës nuk është zhvillim. Paraja e krimit të organizuar nuk është zhvillim, është shkatërrim i konkurrencës së ndershme. Një biznes i ndershëm nuk konkurron me paranë e pallogaritshme që vjen nga droga. Dhe kjo të quhet normale në Kuvend dhe nga Kryeministri, është prova më e qartë që kjo është me vullnet të plotë, absolutisht e nxitur nga ata.
Unë e dëgjova atë konferencë, jo qesharake, jo tallëse të këtij Kryeministri. Unë e kuptoj mjerimin, dëshpërimin, faktin që skandalet po kalojnë njëra-tjetrën dhe është i zhytur në gjithë këtë situatë. Po të dëgjosh Kryeministrin që flet për paraburgimin, të dëgjosh Kryeministrin që flet për ndryshime rrënjësore, 1/5 e kodit të procedurës penale preket nga këto ndryshime. Janë 106 nene të pakonsultuara, as me prokurorë as me gjyqtarë...
Patjetër. Domethënë është bërë në sekret të plotë, përdoret ombrella e Këshillit të Evropës dhe zoti Berisha dje e tha mjaft qartë që do ta çojmë në Komisionin e Venecias dhe që nuk ka një mbështetje nga Këshilli i Evropës për këtë draft. Pra, mbulohet me atë pjesën amerikane, evropiane, që këto janë me mbështetjen ndërkombëtare, ndërkohë që ekspertët thonë që ka ndërhyrje në hetim. Është ajo flagrante që, mbi 5 vjet, pra deri në 5 vjet në qoftë se je i dënuar apo vepra shkon deri në 5 vjet burgim, ti nuk do të jesh as në paraburgim, asgjë, që padyshim është...
Vijon të qëndrojë. Ti e ke thënë, i bëjnë lavazh trurit me paraburgimet sot që flasim, për shkak të bojkotit të seancave dhe krizës që po kalon sistemi gjyqësor. Dhe nga ana tjetër është absolutisht në një zullum ekstrem. Zonja Balluku drejton ministrinë e infrastrukturës ende, nga survejimet që bëjnë dhe kolegët tuaj, siç ne të gjithë i kemi dëgjuar.
Dhe kush është mbretëresha dhe kush është shefja e gjithë radhës. Pra, ti ke ndryshime që absolutisht synojnë vetëm për të goditur, për të ngushtuar hetimin, gjykimin, për të ngushtuar rrethin e drejtësisë. Pse? Se drejtësia ishte shumë e mirë kur arrestonte Sali Berishën, Ilir Metën, zërat kritikë të këtij vendi, por në momentin kur erdhi afër tyre, sepse mega-aferat ishin aq të mëdha sa nuk mund t'i amnistonte askush, atëherë drejtësia është e keqja dhe duhet të jemi në prezumimin e pafajësisë, s'ka paraburgime. Domethënë, kur flet ky më keq se Rusia. Kur sot zotit Meta nuk i lejohet asnjë intervistë, ndërkohë që në Rusi, Navalnyt i lejoheshin intervista me CNN, BBC, është kulmi. Ky Kryeministër që tha 'burg, burg, burg', mos e harroni.’, tha deputetja Erisa Xhixho në SYRI TV.
© SYRI.net